MENU
klinika

Gazsjellësi TAP

Investimet e huaja, gjysma në energjetikë

25.09.2018 - 11:03

Energjetika ka dominuar investimet e huaja edhe në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky sektor gjeneroi afërsisht gjysmën e investimeve të huaja direkte për periudhën, kundrejt një vlere totale prej 104 milionë eurosh. Për gjithë 6-mujorin e parë, investimet ishin 296 milionë euro.

Investimet në energjetikë janë kryesisht të përqendruara te gazsjellësi Trans-Adriatik. Megjithatë, kjo vepër është drejt përfundimit, çka pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm në flukset e investimeve të huaja direkte për vitet në vazhdim.

Sektorët e tjerë që sjellin investime të huaja në vlera të konsiderueshme ngelen kryesisht industria nxjerrëse dhe sistemi financiar. Në industrinë nxjerrëse, megjithatë, investimet gjatë viteve të fundit janë në vlera më të ulëta.

Edhe për tremujorin e dytë në kët sektor u investuan 29 milionë euro, po aq sa në tremujorin e parë. Ndërkohë, sistemi financiar vazhdon të përthithë vlera të konsiderueshme, kryesisht për shkak të nevojave të herëpashershme për shtim kapitali të bankave tregtare me aksionerë të huaj. Në tremujorin e dytë, vlera e këtyre investimeve arriti në 37 milionë euro.

Një sektor ku tashmë investitorët e huaj po tërheqin kapitale është ai i informacionit dhe komunikimit. Për të dytin tremujor radhazi, investimet në këtë sector ishin negative, në vlerën e 24 milionë eurove.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


223 mln euro në tremujorin II

Bien investimet e huaja

Investimet e huaja në Shqipëri

Kapitali grek ruan “fronin”