MENU
klinika

Nga New York Times

Kina, ende republika e mizorëve…

15.09.2018 - 11:38

Edhe kur ekonomia e Kinës të bëhet më e madhja në botë, përsë ajo do të mbetet një vend frike dhe mizorie. Një histori e tillë, nga Chris Buckley i The Times, kërkon një vëmendje të veçantë.

Duke shkruar nga Hotan, një qytet në provincën perëndimore të Xinjiang, Buckley përshkruan një sistem me kampe internimi, programe që ndërrojnë pikëpamjet e njerëzve, dhe një mbikëqyrje të tmerrshme.

Pamja e përgjithshme, shkruan ai, të kujton sundimin drakonian të Maos, tubime masive, rrëfime publike dhe grupe pune të caktuara për të zbuluar ata që kundërshtojnë qeverinë.

Qindra mijëra kinezë muslimanë janë dërguar në kampe riedukimi për javë apo muaj, shpesh pa arsye, dhe pa asnjë ide të qartë se kur mund të dilnin.

Qyteti në vetvete ndjehet si në rrezik nga një armik i padukshëm, me kamera survejimi kudo, pikat e kontrollit, policinë, mbledhjen e të dhënave, dhe banorët që janë caktuar për të spihunuar fqinjët e tyre.

Ashtu si shumë të tjerë, qeveria në Kinë gënjen për atë që po bën. Ajo mohon përdorimin e paraburgimit, keqtrajtimin e pakicave etnike, apo ekzistencën e kampeve të riedukimit, që i përshkruan si qendra trajnimesh.

Një shpjegim disi më i saktë për sjelljen e Pekinit është se ka frikë nga separatizmi etnik dhe radikalizmi islamik.

Këto frika nuk janë tërësisht pa arsye: Kina ka qenë viktimë e terrorizmit, kur azilantët Ujgurë vranë 31 persona dhe lanë 141 vetë të plagosur në një stacion hekurudhor në Kunming në vitin 2014. Dhe separatizmi ka qenë një gjemb në trupin e Kinës për dekada të tëra.

Politika e Kinës nuk ka për qëllim të frenojë radikalizmin islamik apo separatizmin etnik.

Ashtu siç Buckley vëren, muslimanët kinezë nuk ndalohen të luten, agjërojnë, të hanë mëngjes para lindjes së diellit, të shkojnë në xhami, apo të kryejnë varrimin tradicional.

Asnjë nga këto nuk është provë e ekstremizmit. Është dëshmi e dëshirës për një lloj besimi modern.

Megjithatë, për të njëjtën arsye, Pekini ka kaluar dekada të tjera duke sulmuar fetë e tjera ose praktikat shpirtërore që nuk lidhen zakonisht me terrorizmin apo separatizmin modern, si protestantizmi dhe Falun Gongi.

E njëjta gjë edhe me Kishën Katolike, derisa Vatikani këtë javë ra dakord paraprakisht ta lejonte Partinë Komuniste të emëronte peshkopët e saj. l
Në një mënyrë tjetër, ajo që nxit frikën e Pekinit dhe zemërimin e tij, nuk është opozita politike në kuptimin e zakonshëm. Është mendimi se e mira dhe e keqja, shkojnë përtej autoritetit të ligjshëm të regjimit. T’i jepet Cezarit ajo që i takon nuk mund të nënkuptojë t’i japë Cezarit gjithçka.

Thuhet se regjimi në Kinë do të përfundojë shpejt. Në listën e faktorëve që mund të ndikojnë tek kjo është ngadalësimi i rritjes ekonomike, zyrtarët e korruptuar, ulja e numrit të lindjeve, një luftë tregtare me SHBA, Kulti i udhëheqësit të Xi Jinping etj.l

Por diçka ka shumë rëndësi. Regjimi ka krijuar një armik që as nuk mund ta vrasë, ta asgjësojë apo ndalojë.

Duhet të përpiqet shumë ose do të përfundojë duke shkatërruar veten, siç bëri Bashkimi Sovjetik.

Bret Stephens fitoi çmimin Pulitzer për koment në The Wall Street Journal në vitin 2013 dhe ka qenë më parë kryeredaktor i The Jerusalem Post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN