MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kombëtarja reziston vetëm një pjesë loje

10.09.2018 - 22:43

Kombëtarja shqiptare rikthehet shumë shpejt me këmbë në tokë pas fitores 1-0 ndaj Izraelit. Kuqezinjtë kanë humbur 0-2 ndaj Skocisë në “Hamden Park” të Glasgoë, ku njërin prej golave e kemi shënuar në portën tonë.

Vërshëllima e parë e takimit ka mjaftuar që Skocia të imponohet plotësisht në gjysmëfushën e Shqipërisë, me kuqezinjtë të impenjuar plotësisht në ndalimin dhe neutralizimin e ofensivës së vazhdueshme të vendasve.

Në të 24’ është shtylla e djathtë ajo që i vjen në ndihmë Strakoshës dhe shpëton Shqipërinë nga një gol i shpejtë që do të kishte për autor Naismith.

kombetarja gol strakosha skocia
kombetarja gol strakosha skocia

I njëjti protagonist ka dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Strakosha në të 41’, por anësori ka sinjalizuar për pozicion të parregullt.

Shqipëria reagon me Memushaj që në të 42’ ka një rast të artë, kur në kundërsulm, në hyrje të zonës së Skocisë ka goditur, por topi përfundon jashtë kuadratit.

Ende pa nisur mirë pjesa e dytë, Skocia ka tronditur kuqezinjtë me autogolin e Gjimshitit me kokë, nën presionin e Naismith. Reagimi i kuqezinjve është me Balaj që i vetëm përballë portierit, dërgon topin jashtë portës së Skocisë.

goli i skocise on Vidnews.

Sulmuesi shkodran është sërish protagonist në të 50’, kur dorëzon në duart e portierit kundërshtar një top të artë të shërbyer nga Xhaka.

Të panumërta janë rastet e përfaqësueses së Skocisë në zonën kuqezi, për të kulmuar në të 59’ me rastin e McGregor, që nën presionin e Veselit, nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.

Në të 66’ Balaj ka shanset të barazojë, kur topin e asistuar nga Ndoj e dërgon mbi traversë. Kuqezinjtë arrijnë të menaxhojnë situatën në gjysmëfushën e tyre, por ndërkohë duket se i janë dorëzuar humbjes së sigluar që në minutën e 69’.

goli i dyte i skocise on Vidnews.

Skoci-Shqipëri 2-0

Gjimshiti 47’ aut., Naismith 69’

Skocia: McGregor, O’Donnell, Robertson, Sutar, Mulgeë, Tierney, McGin, McDonald (Armstrong 46′), Naismith, MekGregor (McTominey 79′), Russell. Trajner: McLish.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Gavazaj (Prenga 46′), Xhaka, Lilaj, Ndoj (Manaj 67′), Memushaj, Balaj. Trajner: Christian Panucci.

Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Mihaj, Agolli, Basha, Mavraj, Lika, Kaçe, Guri, Hyka.

Kartonë të verdhë: Sutar 15′, McDonald 18’/ Ndoj 64′, Prenga 80′