E hëna e ka ndalur hovin e forcimit të euros në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane u këmbye me 126.66 lekë, në rënie me 0.1 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Kursi i euros, sidoqoftë, ngelet relativisht i qëndrueshëm dhe me luhatje modeste. Besohet se kjo situatë po ndikohet nga prania e Bankës së Shqipërisë, si rregullator në treg.
Ndërkohë fitoi terren me euron, leku iu rikthye humbjeve në kursin me dollarin amerikan dhe paundin britanik. Monedha e gjelbër u këmbye me 108.73 lekë, në rritje me 0.76 pikë krahasuar me të premten. Pas një stopimi në fundin e javës së kaluar, edhe paundi u forcua sërish. Monedha britanike u këmbye me 142.36 lekë, në rritje me 0.23 pikë që nga e premtja.