Më në fund gjirokastritët marrin pikët e para në sezonin e ti. Luftëtari ka mundur që të marrë fitoren e parë, duke mundur Teutën me rezultatin 3-1. Ndonëse vetëm 2 ditë në këtyre të skuadrës. Gentian Mezani arriti që ta niste me fitore aventurën e tij tek bluzinjtë.
Goli i Shkurtajt në pjesën e parë dhe dy supergolat e Rapos dhe Milosavljev i shkaktuan humbjen e dytë radhazi “Djemve të Detit”. Goli i nderit për durrsakët u shënua nga Amadu Latif, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë ishte pa shumë ritëm dhe me pak raste. Rasti i parë i rrekshim u kthye në gol, me Shkurtajn që nuk gaboi nga një goditje brenda zonës së durrsakve.
Në pjesën e dytë ritmi ishte më i lartë, por prodhoi dhe plot 3 gola të tjerë. Luftëtari edhe pse ishte në avantazh nuk e uli ritmin, duke u shpërblyer me dy supergola.
Në fillim ishte Rapo, i cili me një tentativë të befasishme mposhti Hidin. Pak minuta më vonë të njëjtën gjë bëri dhe Milosavljev , por me këtë të fundit që ndoqi një aksion të gjatë. Dy gola të shpejtë dhe Teuta në tapet. Në të 77-ën, një këmbëngulje miqve solli një 11-metërsh.
Latif nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtuar diferencën. Minuta e mbetura nuk sollën asnjë rast tjetër për t’u veçuar. Me këtë sukses, Luftëtari barazon Kastriotin.Teuta pëson humbjen e dytë radhazi, por ajo që shqetëson është loja e zhvilluar në takimin e sotëm.
Luftëtari – Teuta 3-1
Shkurtaj 37′, Rapo 59′, Milosavljev 63’/ Latif 77′
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, O. Rapa, Hoxha, Xhekson (Demo 79′), Ramadani, D. Rapo, Ymeraj, Radoviç, Milosavljev (Hyseni 85′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.
Teuta: Hidi, Gjorgjievski (Gashi 86′), Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli (Kallaku 60′), Sidibe, Traore (Kruja 46′), Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Kartonë të verdhë: Rapo 60′ / Progni 53′, Bici 89′
Karton të kuq: Sidibe 70′
Gjyqtarë: Enea Jorgji