MENU
klinika

Nga The Economist

Malajzia i thotë ‘JO’ Kinës

09.09.2018 - 11:16

Në gusht, tre muaj pasi koalicioni i tij opozitar e kaloi partinë malajziane që kishte qeverisur që nga pavarësia, Mahathir Mohamad, kryeministri i ri 93-vjeçar i vendit, udhëtoi për në Pekin. Qëllimi i tij ishte t’i tregonte Presidentit Xi Jinping se vendi i tij, Malajzia është vend që mund të thotë “Jo”.

Paraardhësi i Dr Mahathirit, Najib Razak, ishte tepë i afërt me Kinën. Projektet e financuara nga kinezët në Malajzi u projektuan si pjesë e Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës, një skemë globale e ndërtimit të infrastrukturës.

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të Malajzisë në maj, ambasadori kinez duket se i jepte mbështetje të hapur koalicionit qeverisës. Shumë njerëz u habitën që Dr Mahathir arriti të fitonte.

Një number i lartë vendesh  po luftojnë me borxhet ndaj subjekteve kineze të marra për të financuar projekte me kinezë.

Qendra për Zhvillimin Global në Uashington llogarit se tetë janë në rrezik nga borxhi, mes tyre Laosi, Mongolia dhe Pakistani.

Kjo është arsyeja pse Mahathir është duke e ndjekur çështjen nga afër. Malajzia ka anulluar $ 20bn East Coast Rail Link, një projekt masiv rrugësh, si dhe dy tubacione nafte në provincën Sabah.

Mesazhi i Mahathir në thelb, ishte: projekte shumë të bukura, por kemi zbuluar se nuk mund t’i përballojmë ato.

E vërteta ishte: Nuk mund t’i përballojmë ato, sepse e dimë se marrëveshjet janë në favor të Kinës.

Malajzia është një vend me ndikim në Azinë Juglindore, një rajon që Kina dëshiron të tërheqë më shumë në orbitën e saj.

Dhe Kina nuk dëshiron të bëjë armiqësi me vendet e përfshira në projektin “Brezi dhe rruga”. Një nga pikat kryesore të projektit është rritja e ndikimit të Kinës ndaj tyre.

Për vendet e tjera që kanë nevojë për rinegociimin e marrëveshjeve të tyre me Kinën, rasti i Malajzisë është një mësim i vlefshëm.

Pakistani, i cili gjithashtu ka një kryeministër të ri, Imran Khan, është deri më tani debitori më i madh në Kinë. Jo për herë të parë, Pakistani përballet me një krizë të bilancit të pagesave.

Zyrtarët në Pekin e shohin Pakistanin si një kundërpeshë ndaj Indisë, rivalit gjeostrategjik të Kinës. Kina ka nevojë për ndihmën e Pakistanit në mbajtjen e ekstremizmit islamik në gji. Dhe e konsideron fqinjin e saj si një rrugë jetike për në Detin Arabik.

Tani Iniciativa e Brezit dhe Rrugës përballet me kritika të forta popullore edhe në shtëpi, pra në Kinë. Pjesërisht, kjo iniciativë është viktimë e propagandës së Partisë Komuniste.

Kina ka të drejtë që shumë vende kanë nevojë për më shumë rrugë, hekurudha dhe infrastruktura të tjera. Por është e qartë se projekti është duke humbur shkëlqimin. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN