Putin është shpëtimtari i botës. Kështu thuhej në një emision javor në televizionin shtetëror rus. Qëllimi i programit është të ndikojë për mire në imazhin e presidentit.
Por, siç kanë treguar javët e fundit, Putin po fillon të humbasë ndikimin.
Gjithçka për Putin po shkon keq. Identifikimi i dy agjentëve të sigurisë ushtarake të akuzuar nga policia britanike si njerëzit që u përpoqën të vrisnin Sergei Skripal dhe vajzën e tij, kanë sjellë turpërim për gjithë Rusinë. Kjo çështje gjithashtu pritet që të sjellë një raund të dytë sanksionesh amerikane.
Ndërkohë, luftërat në Ukrainë dhe Siri po bëhen më të kushtueshme. Më 17 shtator, kur Izraeli bombardoi forcat ushtarake siriane, forcat siriane goditën aksidentalisht një avion rus me spiunë me 15 ekuipazh në bord. Në përgjigje, Kremlini ra dakord të furnizonte sistemet raketore S-30, pavarësisht protestave nga Izraeli, duke rrezikuar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ndërkohë, lufta në Ukrainë ka prodhuar një ndarje fetare midis kishave ruse dhe ukrainase, duke hedhur poshtë pretendimin e Putinit se do të ishte unifikuesi i botës ruse.
Por problemet kryesore të Putin janë brenda Rusisë. Në Moskë, skena e protestave më të mëdha në vitin 2011, po bëhen rinovime dhe projekte sociale, por pakënaqësia në rajone është rritur.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, vlerësimi i zotit Putin ka rënë me 15 përqind. Vetëm 48% e rusëve i besojnë presidentit ose thonë se do të votonin për të, edhe pse ai u rizgjodh në mars me 76% të votave.
Vlerësimi i partisë së Bashkuar të Rusisë është nën 30%. Pavarësisht propagandës, njerëzit nuk e shohin Putin si Shpëtimtarin e tyre.
Edhe elita e pasur është e pakënaqur, falë edhe konfrontimit në rritje me Perëndimin, që kërcënon fatin e tyre, dhe fuqinë e pakontrolluar të FSB-së, policisë secrete, e cila kërcënon lirinë e tyre dhe madje edhe jetën e tyre.
Pak vite më parë, një miratim nga Putin shihej si garanci për fitore politike. Sot, qëndrimi i afërt me Putin mbart një rrezik, brenda dhe jashtë vendit.
Asnjë nga këto nuk do të thotë se sistemi i Putinit do të “shkërmoqet”. Por ai mund të përpiqet të heqë dorë nga tendenca për të zgjidhur gjithçka me dhunë brenda dhe jashtë vendit.
Nga The Economist