MENU
klinika

Champions, ndeshjet e para në grupe

Pesë gola në “Anfield”, Liverpool thyen PSG-në

18.09.2018 - 22:59

Liverpool ka shpërdoruar në ndeshjen e parë të grupit në Champions League, teksa nga avantazhi 2-0 ndaj PSG-së, ndeshja ka përfunduar në 2-2. Dy pikë të lëna nga të kuqtë dhe 1 pikë e fituar me meritë nga kampionët francezë. Në ndeshjet e tjera spikasin fitoret në transfertë të Atletico Madrid e Dortmund.

Liverpool e nisi me zjarr ndeshjen falë edhe atmosferës madhështore në Anfield duke mbytur PSG me presionin që në sulm. Pas disa mundësive të mira për të shënuar, ishte zëvendësuesi i të dëmtuarit Firmino, Daniel Sturridge, ai që zhbllokoi rezultatin pas fiks gjysmë ore lojë.

James Milner dyfishon rezultatin gjashtë minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë dhe u duk sikur do të ishte një shëtitje për Liverpool. Por teksa tresha e frikshme e sulmit ishte akoma duke fjetur, ishte Meunier ai që ngushtoi diferencën pak minuta përpara se skuadrat të riktheheshin në dhomat e zhveshjes.

liverpool psg 2
liverpool psg 2

Pas pushimit historia ishte e njëjtë, Liverpool sulmon, ushtron presion, ndërsa PSG duket si një ekip që nuk di si t’i përgjigjet lojës agresive të Anglezëve. Treshja e sulmit të PSG vazhdon të qëndrojë në hije dhe kjo edhe për shkak se nuk furnizohet me topa nga mesfusha. Por një gabim në mbrojtje i Të Kuqve ka bërë që PSG të barazojë rezultatin me Kylian Mbappe në minutën e 83’.

Mbase një goli pamerituar, por që Parisit nuk do t’i interesojë shumë. Por Liverpool rimerr kryesimin me një gol spektakolar të Firmino-s, i cili ishte futur në vend të Sturridge. Një avantazh më se i merituar i vendasve dhe Anfield fillon këngën.

Ndërsa ndeshja tjetër e grupit C ka përfunduar në një barazim të mërzitshëm pa gola mes Crvena Zvesda-s dhe Napolit që nuk arriti ta niste mirë edicionin e ri të Champions League.

Atletico Madrid ka përmbysur rezultatin në ndeshjen e parë të grupit A ndaj AS Monaco-s, duke marrë kryesimin falë triumfit 2-1.

Ndërkohë, Dortmund ka vuajtur ndaj belgëve të Club Brugge, por në fund kanë marrë një fitore 1-0 të rëndësishme falë Pulisic.

Në grupin D, Galatasaray ka thyer mallkimin, duke fituar për të parën herë në historinë e Champions League ndaj një klubi rus. Turqit kanë mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultatin 3-0, me dy gola të shënuar që në pjesën e parë.

Ndërsa Schalke 04 ka barazuar 1-1 ndaj Porto-s në një ndeshje që mund ta kishte fituar po të mos ishte për penalltinë e shkaktuar nga Naldo pranë fundit të takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN