MENU
klinika

Festivali i Teatrit Tiranë

Debutojnë “Pirro” dhe “Qiell i heshtur”

27.09.2018 - 09:56

Mbrëmjen e djeshme në skenën e Universitetit të Arteve dhe në e skenën “arTurbinës”, në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, u ngjitën respektivisht trupa e Teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës dhe trupa e Teatrit “Metropol”. Në skenën e UA me fillim nga ora 18:00 u shfaq tragjedia “Pirro”, ndërsa në skenën “arTurbina” me fillim nga ora 21:00 u shfaq komedia “Qiell i heshtur“.

Drama “Pirro”, erdhi në skenë me regji të Ilir Llurit, e me aktorët Delvis Bejleri, Myzafer Zilfa, Seljana Dalipaj, Dori Çaushi, Kudret Alikaj, Aleksandër Kondi.

Në tragjedinë “Pirro” të shkruar nga Et’hem Haxhiademi trajtohet tema e luftës për pushtet. Pirro kthehet në Epir nga Iliria për të trashëguar fronin e lënë nga babai i tij, Eakidi. Ndërkohë, në pushtet është ngjitur Neoptolemi. Intensiteti i ngjarjeve dhe fakteve duket se i japin përgjigje pyetjes që ngrihet që në fillim të tragjedisë: A mund të mbretërojnë dy mbretër në të njëjtin fron?

Komedia “Qiell i heshtur”, erdhi në skenë me regji të Armela Demaj dhe nën interpretimin e aktorëve Armela Demaj, Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha, Verjana Abazaj.

“Qiell i heshtur” e shkruar nga autorja Lauren Gunderson paraqet historinë e Henrietta Leavitt, një personazh brilant i shekullit të XX e cila arriti që të bëhej pjesë e departamentit të Astronomisë së Harvardit në një kohë kur gratë ishin të privuara nga degë të tilla studimi.Gunderson e shpalos këtë histori nën një petk poetik duke ekzaminuar jetën e kësaj gruaje të mrekullueshme.

“Pirro” dhe “Qiell i heshtur” ishin shfaqjet gjashtë dhe shtatë në radhë për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit.
Ditën e pestë, me fillim nga ora 18.00 në skenën e Teatrit Eksperimental do të ngjitet në skenë “Medea”, produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me autor Euripidin dhe regji të Dimitris Mylonas. Me fillim nga ora 21.00 do të shfaqet “Nana”, produksion i Teatrit “Teuta” të Ulqinit, me autore Arlinda Morina dhe regji të Munib Abazoviq në skenën “arTurbina”.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB