Koalicioni i Italisë i Lëvizjes Populiste Pesë Yje dhe Ligës që janë kundër Emigracionit po fiton miratimin e opinionit publik…
Rreth 62 për qind e italianëve miratojnë aleancën qeverisëse të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte, sipas një sondazhi të bërë për të përditshmen italiane La Repubblica.
Ky është niveli më i lartë që kur qeveria mori detyrën më 1 qershor.
Conte dhe ministri i tij i financave Giovanni Tria po përpiqen që të paraqesin deri më 27 shtator përvijimin e një buxheti të vitit 2019, i cili do të adresojë premtimet e fushatës të bëra nga Luigi Di Mao dhe Matteo Salvini, duke hequr kështu shqetësimet nga disa politikëbërës europianë se plani mund të lëkundë rregullat për kontrollin e deficitit dhe borxhin e madh publik.
Duke folur në një ngjarje në Milano të shtunën, kreu i partisë League Salvini përsëriti qëndrimin e tij se “së pari vjen rritja ekonomike dhe pastaj të tjerat”.
Ai përsëriti se prioritetet e tij përfshinin uljen e moshës së pensionit, uljen e taksave mbi të ardhurat dhe zhdukjen e burokracisë.
Përdorimi i shpeshtë i mediave sociale dhe retorika anti-emigracioni nga Salvini vazhdon ende por duket se këto e kanë bërë ministrin më të afërt me votuesit.
Partia e tij tejkaloi Lëvizjen Pesë Yjet në sondazhin e kryer nga 11 deri në 13 shtator.
Partia Demokratike e udhëhequr dikur nga ish-kryeministri Matteo Renzi ende po humbet mbështetjen, duke patur vetë 17.3 përqind të njerëzve që e mbështesnin në sondazh, krahasuar me 18.7 përqind në zgjedhjet kombëtare të marsit.
Ndërkohë, Di Maio i tha gazetës spanjolle El Mundo në një intervistë këtë javë që Italia nuk dëshiron të ketë konflikte me BE, por përsëriti se sigurimi i të ardhurave bazë për italianët është një nga shtyllat bazë të qeverisë.
Shpesh deklaratat kontradiktore nga koalicioni i ashtuquajtur “verdhë-gjelbër” për angazhimin ndaj rregullave buxhetore të BE, solli një paralajmërim nga Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi të enjten.
“Fjalët në muajt e fundit kanë ndryshuar shumë herë” tha ish-guvernatori i Bankës së Italisë. “Për fat të keq, ne kemi parë se fjalët kanë krijuar dëme dhe normat e interesit janë rritur për familjet dhe kanë përfituar firmat”.
Vërejtjet e Draghi sollën direkt përgjigje nga ministri italian i Punëve të Çështjeve Paolo Savona, i cili u citua nga gazetat italiane duke thënë të premten se komentet e bankierit qendror shkonin përtej fuqive që ai zotëron.
Ai e quajti Draghi “njeri të guximshëm i cili ka punuar në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Problemi është se institucionet duhet të kontrollohen mirë në çdo rrethanë, diçka që nuk ekziston tani”.