MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 4

Reginaldo e fut Kukësin në “shinat” e duhura

15.09.2018 - 20:51

Ka mjaftuar një gol nga Reginaldo dhe skuadra e Kukësit ka prekur kreun e klasifikimit, pasi ka zhvilluar në Durrës ndaj Teutës ndeshjen e katërt të këtij sezoni në Superilgë, duke triumfuar minimalisht ndaj vendasve, me rezultatin 1-0.

Tri pikë shumë të rëndësishme këto në favor të Kukësit, që pas katër javësh, ka regjistruar në total 7 pikë, për të mbajtur provizorisht kreun e klasifikimit bashkë me Skënderbeun e Flamurtarin, por me këto dy të fundit që kanë një ndeshje më shumë në dispozicion.

Goli i vetëm, ai që vendosi fatin e ndeshjes u shënua nga Reginaldo, pas atij shërbimi perfekt të Melos. Sulmuesi nga Mozambiku nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, duke fituar duelin me veteranin Hidi.

Teuta-Kukësi 0-1

Reginaldo 19’

Teuta: Hidi, Gjeorgjevski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Kamara, Kallaku, Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Qaqi, Cuculi, Zguro, Limaj, Musolli, Ethemi, Shafik, Kordeiro, Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.

Arbitër: Kridens Meta