Debutim aspak i këndshëm i Cristiano Ronaldos me Juventusin në Champions League. Ai e ka mbyllur pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.
Ronaldo red card against Valencia in Champions League. #ValenciaJuve #ValenciaJuventus #Ronaldo #ChampionsLeague pic.twitter.com/6MR7C9ea3L
— SportJunkie (@SportJunkie8) September 19, 2018
Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencias.
Ky ishte kartoni i kuq i parë për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.