MENU
klinika

Detajet

‘Sëmuren’ avokatë e të pandehur/ Dështon sërish pretenca për Shullazin

25.09.2018 - 09:58

Ka dështuar seanca e pretencës për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët akoma pa nisur.

Shkak ka qenë kërkesa e Blerim Shullazit. Ai ka deklaruar se është sëmurë dhe ka kërkuar shtyrje të seancës.

Në seancë mungonin të gjithë të pandehurit si dhe një nga avokatët. Blerim Shullazi ka kërkuar që ta përfaqësojë avokati Aldo Tabaku por vetë Tabaku kërkoi shtyrje të pretencës për probleme personale.

Avokatët e kanë justifikuar kërkesën për shtyrje të kolegut të tyre Aldo Tabakut si humane. Nga ana tjetër Prokuroria e ka quajtur shtyrjen të qëllimshme. Seanca e radhës është vendosur më 2 tetor.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 9:00 ndërsa shteti do përfaqësohej nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela. Po kështu edhe zëvendësi i saj Gentian Osmani si dhe Besnik Muçi e Anton Martini.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!