MENU
klinika

Detajet

Të gjithë protestojnë kundër qeverisë italiane

30.09.2018 - 13:14

Një manifestim proteste kundër politikave të marra së fundmi nga qeveria Conte u organizua sot në Piazza di Popolo në Romë nga e majta italiane, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave antimafia, sindikalistë e punëtorë italianë.

“Përballë papërgjegjësisë së qeverisë duhet të ngremë zërin” shprehet kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Maurizio Martina, i cili thekson se manovra ekonomike e qeverisë Conte do të rëndoj në xhepat e italianëve e në të ardhmen e brezave të rinj.

Me sloganet “Kundër hajdutëve të së ardhmes” e “Italia nuk ka frikë”, manifestuesit do të protestojnë kundër manovrës ekonomike të sapo aprovuar nga ekzekutivi italian i cili parashikon një raport borxh publik/ PPB në koeficient 2.4% , pra shumë herë më të lartë se kufuri 1.6 % i përcaktuar nga Komisioni europian e që sipas tyre do të sjellë pasoja mjaft të rënda për ekonominë e qytetarët italianë.

Protesta ka risjellë në skenën politike dhe ish kryeminsitrin Matteo Renzi i cili ka bërë thirrje për një rezistencë civile kundër qeverisë.

Manifestimi i sotëm në Romë pritet të hapet nga Francesco Romeo kryetari i selisë bashkiake të lagjes Polcevera ku ndodhi dhe shembja e urës Morandi në Genova i cili së bashku me një grup qytetarësh protestojnë kundër dekretit Genova i firmosur vetëm pak orë më parë nga Presidenti i Republikës e i konsideruar nga ata si një dekret bosh që përmban veç fjalë e asgjë konkrete.

italia
italia

Manovra ekonomike e aprovruar nga qeveria ka sjellë përplasjen e Romës me Brukselin por dhe të Presidentit italian Sergio Mattarella me ekzekutivin Conte.

Numri 1 i shtetit italian i cili pritet të firmos ose jo gjatë orëve të ardhshme dekret ligjin e reformës ekonomike, është shprehur se kushtetuta italiane imponon sigurinë e ekuilibrit financiar të vendit, mbrojtjen e të ardhurave e kursimeve të qytetarëve, ruajtjen e burimet e sipërmarrjeve, garantimin e pensioneve dhe të gjitha ndërhyrjet sociale në të mirë të italianëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e tij për Merkel

Ministri Salvini shpërthen sërish…

Reagimi i menjëhershëm i Makron...

‘Shkaktarja për shembjen e urës është Evropa’