MENU
klinika

Aksioni i opozitës

Vetting-u ‘rikthen’ opozitën në Kuvend, platforma me 4 pika

11.09.2018 - 10:22

Opozita e bashkuar pritet të rikthehet sot në Kuvend. Rikthimi i PD, LSI si dhe aleatëve të tjerë opozitarë në Kuvend nuk vjen si bashkim me mazhorancën për komisionet parlamentare,  por për të nisur punën për vetingun në politikë.

Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryedemokrati Basha u kërkoi deputetëve të zbatojnë vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të cilët e duan vetingun në politikë dhe kërkojnë largimin e politikanëve të lidhur me krimin.

Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vetingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vetingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”, deklaroi Basha në grupin e PD-së.

Një orë më vonë, në orën 11:00, grupi për zgjedhjet e lira me koordinator Luan Ramën mblidhet tek salla grupit të LSI, ndërsa grupi i deputetëve për çlirimin e drejtësisë nga kapja politike me koordinator Enkelejd Alibeaj mblidhet po në të njëjtin orë në sallën e grupit të PD-së në Kryesinë e Kuvendit.

Siç është mësuar, mbledhjet do të jenë të mbyllura për mediat, ndërsa detajet do i zbulojnë koordinatorët e të katër grupeve. Paralelisht në sallat e komisioneve parlamentare deputetët e maxhorancës do të mblidhen për të shqyrtuar projektligjet e parashikuara për votim këtë të enjte në Parlament.

Lideri i PD, Basha deklaroi një ditë më parë në mbledhjen e grupit se nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Rudina Hajdari
Klevis Balliu
Dhurata Cupi
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari

Koordinator Ervin Salianji

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:

Enkelejd Alibeaj
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi
Astrit Veliaj
Klevis Balliu
Lindita Metaliaj
Silva Caka
Nasip Naço

Koordinator: Enkelejd Alibeaj

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo

Koordinator: Luan Rama

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Edmond Spaho
Grida Duma
Florian Mima
Albana Vokshi
Bardh Spahia
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Orjola Pampuri
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Luçiano Boçi
Valentina Duka
Hekuran Hoxhalli
Fatbardha Kadiu
Perparim Spahiu
Viktor Tusha
Edmond Panariti
Edmond Haxhinasto
Shezai Rrokaj
Agron Çela
Lefter Koka

Koordinator: Jorida Tabaku