MENU
klinika

Premier League, java 6

Vjen ndalesa e parë e Chelsea në kampionat

23.09.2018 - 16:27

Pas pesë fitoreve radhazi, ka ardhur ndalesa e parë në kampionat për Chelsea dhe trajnerin Sarri. Ishte një pasdite jo për Eden Hazard dhe Chelsea-n e tij në London Stadium të West Ham, teksa Blutë kanë barazuar 0-0, duke i dhënë fund ecurisë perfekte në kampionat.

Ndeshja, ashtu siç pritej në derbin e Londrës, është tepër e luftuar dhe skuadrat luajnë të kujdesshme në mbrojtje dhe si pasojë mundësitë për gol mungojnë. Pas një starti të vakët të Chelsea-t, që i mungon kreativiteti, West Ham luan më mirë në disa moment.

Është pikërisht ekipi vendas që ka dy raste të mira për të kaluar në avantazh me Michail Antonio, i cili ditën e sotme luan si qendërsulmues në vend të Arnautovic të dëmtuar. Por sulmuesi anglez nuk i shfrytëzon mirë mundësitë e krijuara dhe skuadrat futen në fushë me rezultatin e pandryshuar.

Pas pushimit Chelsea insiston më tepër dhe Morata i futur në vend të Giroud mund të kishte shënuar golin e avantazhit në dy raste. Por ishte Yarmolenko i West Ham që humbet një gol të sigurt nga shumë pranë portës në minutën e 77’.

Mund të kishte qenë goli i fitores. Chelsea insiston në minutat e mbetura por Ëest Ham mbrohet mirë dhe Willian tregohet i pasaktë në minutat shtesë teksa Chelsea duhet të kënaqet me barazimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN