Cristiano Ronaldo ka nisur të mbrohet nga akuza për përdhunim. Pasi ka mbrojtur Paris Hilton, Mike Tyson, Andre Agassi, Bruno Mars dhe “yje” të tjera, David Chesnoff përgatitet të punojë në krah të Cristiano Ronaldo.
“CR7” ka vendosur të marrë një nga avokatët më të aftë më mbrojtjet e personazheve VIP nga skandale të ndryshme. Portugezit i duhet të përgjigjet për akuzat që vijnë nga Kathryn Mayorga, ish-modelja 34-vjeçare që e akuzon për përdhunim në vitin 2009 në Las Vegas.
Gjithashtu, sipas Kathryn, ajo ka marrë 375 mijë dollarë nga Ronaldo për të mbajtur gojën të mbyllur. Autoritet amerikane kanë nisur një hetim, pas akuzës që bërë nga Mayorga dhe kësisoj Ronaldo ka vendosur të pajtojë një nga avokatët më të mirë në planet.
David Chesnoff në karrierën e tij ka mbrojtur edhe Di Caprio dhe familjen e Michael Jackson. Ai ka një “curriculum” të rëndësishëm tek i cili është bazuar Ronaldo për të mbyllur një herë e përgjithmonë këtë çështje.