MENU
klinika

Reagimet për banerin

Banderola, distancohen Partizani e “Guerrils”

30.10.2018 - 14:19

Klubi i Partizanit dhe “Ultras Guerrils” janë distancuar nga banderola raciste, e shpalosur në stadium gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu 0-2, në të cilën shkruhej: “1 grek më pak është 1 bastard më pak”.

Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e 15 herë kampionëve të Shqipërisë theksojnë se ajo banderolë nuk ka lidhje me tifozët e vërtetë të Partizanit, janë thjesht individë që kërkojnë të sjellin përcarje.

banderola
banderola

“Falë masave të marra organizative, takimi Partizani-Skënderbeu rezultoi një festë e vërtetë sportive, e denjë për një ndeshje vitrinë të kampionatit tonë. Njëkohësisht, dëshirojmë të distancohemi nga episodet sporadike (rasti i banderolës), të cilët nuk kanë lidhje me eventin sportiv dhe bien ndesh me politikat “fair-play” të klubit.

Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo të krijojë përçarje mes tyre. Një falënderim i veçantë shkon për tifozërinë e kuqe, e cila me pjesëmarrjen e saj masive në këtë ndeshje, këngët dhe përkrahjen e fuqishme përgjatë gjithë takimit, dhuroi një atmosferë të mrekullueshme”.

Ka reaguar edhe “Ultras Guerrils”, tifo-grupi i organizuar dhe i mirënjohur i Partizanit, duke thënë se banderola në fjalë nuk është vepër e tyre dhe distancohen totalisht nga ai baner.

“Sqarojmë se tifozëria e organizuar e Partizanit dhe grupimi “Ultras Guerrils” nuk ka lidhje me parulla raciste, të shfaqura nga individë në stadium. Nuk i mbështesim parulla të tilla, që na barazojnë me nivelin e një ekstremisti.

Nuk mund të identifikohet veprimi i disa individëve me një tifozëri të tërë. Iu bëjmë thirrje mediave të promovojnë koreografitë dhe elementët pozitivë e mos t’i instrumentalizojnë parulla të tilla, që nuk përfaqësojnë qëndrimin e tifozërisë së kuqe. The show must go on!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN