12.10.2018 - 18:18
Usain Bolt është shembulli i sportistit që mund të bëjë realitet çdo ëndërr që ka. Përveç titujve dhe trofeve të shumtë që ka fituar si atlet, Bolt ka nisur aventurën e tij si futbollist në Australi, me skuadrën e Central Coast Mariners.
Skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje miqësore përballë South West United, duke fituar me rezultatin 4-0. Në fillim, kanë shënuar McCormac dhe Murray, në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Bolt për të shënuar dy gola në minutat 55’ dhe 69’, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij. Këto ishin edhe golat e parë të Bolt në karrierën si futbollist në një klub profesionist.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rekordmeni i botës në atletikë