MENU
klinika

Teatri Metropol

“Dogfall” nën regjinë e Stefan Çapalikut

05.10.2018 - 10:18

Stefan Çapaliku pas librave, si pjesë thelbësore e përditshmërisë së tij, duket se ka tërheqje edhe ndaj skenës e më specifikisht teatrit.

Në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit që u mbaj javën e kaluar në qytetin e Tiranës, Çapaliku ishte protagonist për përshtatjen dramaturgjike të veprës së mirënjohur të At Gjergj Fishtës, “Gomari i Babatasit”, pjesë e cila u soll në skenë nga Teatri “Migjeni” I Shkodrës, me regji të Altin Bashës. Ky I fundit mori çmimin për Regjinë më të Mirë.

Së fundmi, Çapaliku vjen në skenën e Teatrit “Metropo” si regjisor i shfaqjes “Dogfall”. Vepra është shkruar nga Caleb Leëis dhe do të ngjisë në skenë aktorët: Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri dhe Ervin Hinaj.

Dy burra luftojnë për të mbijetuar, por beteja vazhdon dhe armiku ndryshon papushim. Dhe pastaj qentë fillojnë të bien… Për më se njëqind vjet, Ëill dhe Jack rrinë në një bunker dhe luftojnë në një betejë të pafundme. Nga Somma në Stalingrad, nga Vietnami deri në Abu Ghraib, drama përshkruan një botë të shkuar, ku nga qielli nuk bie vetëm shi, por dhe mace dhe qen; kur burrat sillen si kafshë, dhe vdekja gjendet aty. Pastaj vjen Alusha dhe papritmas bëhen tre…

Kemi të bëjmë me një histori ambicioze të shkruar në mënyrë të përsosur, të kontrolluar dhe të mbushur me njohuri dhe referenca. Kështu Dogfall i tejkalon të gjitha pritjet.
Temat komplekse, karakteret simpatikë dhe një komplot absurdi e kthen dramën në një lojë të tensionuar dhe shpesh të pandërgjegjshme.

Do jetë një shfaqje e ashpër, e egër, por shpesh edhe lirike dhe e përzemërt; një dekonstruksion intensiv i luftës sepse vetë drama e Leëis është mahnitëse, dhe e frikshme. Shfaqja do t’i shpëtojë zymtësisë totale, duke prekur ndër terrene shpesh qesharake të njerëzimit.

“Dogfall” është një projekt i përbashkët i Ambasadës Gjermane dhe Ambasadës Franceze në Tiranë, me mbështetjen e Teatrit “Metropol”. Shfaqja do të hapë dyert për publikun në datat 16 dhe 17 tetor me fillim nga ora 13:00; 19 dhe 20 tetor me fillim nga ora 19:00. Hyrja për publikun do të jetë e lirë.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB