MENU
klinika

AEK-Bayern Munchen

Dy talente shqiptarë, gola në Champions

23.10.2018 - 19:02

Dy talente shqiptarë kanë shënuar në ndeshjet e sotme të të UEFA Youth League, ose më saktë në atë përfaqëson Champions League për moshën U-19. Meritan Shabani vazhdon të lërë shenjë me fanellën e Bayrn Munchen, duke u aktivizuar me ekipin e të rinjve.

Shabani ishte protagonist sot i fitores 4-0 të skuadrës gjermane në Athinë ndaj AEK-ut vendas. Shabani shënoi golin e 3-0 për ekipin e tij me një aksion spektakolar, ku tregoi edhe një herë se nuk është rastësi që bavarezët kanë vendosur ta mbajnë me një kontratë profesionisti, ndërsa edhe Gjermania ia ka hedhur “grepat” për ta bindur të veshë fanellën e përfaqësueses së saj.

Nga ana tjetër, rival i tij ishte mbrojtësi shqiptar Donald Bogdani, i cili ashtu si në ndeshjet e mëparshme me skuadrën e AEK, luajti gjithë ndeshjen. Në një periudhë kur në përfaqësueset e moshave ankohen për mbrojtës, prania e një futbollisti që krijon eksperienca të rëndësishme në UEFA Youth League nuk do të ishte aspak e keqe.

 

Ndërkohë, shqiptarët kanë qenë protagonistë edhe në barazimin 3-3 të Young Boys me Valencian. Shkëlqim Vladi shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij dhe dha asistin për golin e dytë, ndërsa edhe Kreshnik Hajrizi luajti 90 minuta për skuadrën zvicerane.

Hajrizi i është bashkuar së fundmi Kosovës dhe ka luajtur me U-21 të saj, ndërsa Vladi nuk ka vendosur ende se cilën përfaqësuese do të zgjedhë në të ardhmen. Vëmendja kryesore e Kosovës është për të ofruar Meritan Shabanin, por ai ende duket i pavendosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet dueli për talentin

Kosova më afër shqiptarit të Bayernit