MENU
klinika

Mos u flliq më me njerëzit!

Era e keqe e gojës/ Masat që duhet të marrësh

02.10.2018 - 21:40

Era e keqe e gojës është shumë e sikletshme për të gjithë njerëzit, sidomos kur bashkëbisedojnë me persona të tjerë, prandaj duhen marrë masa për parandalimin e saj.

Nëse ju gërhisni

Goja juaj thahet nëse ju gërhisni apo flini me gojë hapur dhe kjo bën që edhe bakteret e mira të gojës të shkaktojnë aromën e keqe që ndryshe quhet edhe “aroma e mëngjesit.” Po ashtu nëse ju nuk i lani dhëmbët në darkë para se të flini atëherë ushqimet e ngelura në dhëmbë ndihmojnë bakteret e gojës që të shumohen.

Mishrat e dhëmbëve janë të sëmurë

Nëse fryma juaj ka aromë të keqe atëherë janë edhe mikrobet që ndodhen në mishrat e dhëmbëve sidomos kur ato janë të infektuara. Këto shkaktojnë infeksion dhe inflamacion të mishrave duke sjellë kështu aromë të keqe të gojës.

Dentistët e quajnë periodontit. Nëse ju pini duhan dhe nuk i lani rregullisht dhëmbët apo nuk përdorni fillin pastrues atëherë mikrobet do gjejnë xhepa dhe do të shumohen.

Për këtë arsye duhet të kryhet sa më shpejt një vizitë te dentisti.

Refluksi i stomakut

Kjo tregon se një pjesë e lëngut të stomakut (acidi i stomakut) kthehet mbrapsht në ezofag.

Kjo do të thotë që do keni aromë të keqe nga goja dhe gjithashtu ky lëng me përmbajtje acidi bën dëmtim të mukozës së ezofagut, të faringut dhe të gojës. Kjo do të lejojë prapë shumimin e mikrobeve dhe kështu rreziku shumëfishohet.

Diabeti

Personat që vuajnë nga diabeti kanë më shumë risk që të kenë aromë të keqe nga goja për faktin edhe se mund të kenë dëmtime të mukozës nga goja për shkak të sëmundjes bazë. Ka raste kur aroma është shumë e theksuar dhe kjo për shkak të mos stabilitetit të glicemisë tek këta persona. Kjo situatë kërkon patjetër konsultë me mjekun.

H. Pilori

Ky është një bakter që qëndron në stomakun e njeriut dhe shkakton tek ata ulçër dhe kancer të stomakut. Ai gjithashtu shkakton nauze, djegie dhe dhimbje stomaku ose fryrje barku dhe mostretje ushqimore. Gjithashtu ai shkakton dhe aromën e keqe në gojë. Terapia me antibiotikë është rruga më e mirë.

Infeksionet respiratore

Sekrecionet nga hunda, infeksionet e sinuseve, infeksionet e rrugëve respiratore, pneumonia etj, shkaktojnë ndryshim të aromës së gojës. Por sapo kalon situata shëndetësore kalon edhe aroma e keqe nga goja.

Medikamentet

Ka disa medikamente që shkaktojnë aromë të keqe nga goja, të tilla janë ato që përmbajnë nitrate, si ato që përdoren në sëmundjet e zemrës, kimioterapi etj. Po ashtu edhe disa vitamina e ndryshojnë aromën e gojës tuaj.

Mbetjet ushqimore në bajamet tuaja

Nëse keni vuajtur nga bajamet për një kohë të gjatë atëherë ato bëhen “si me gropa.” Pikërisht këtu ngelen mbeturina ushqimore që bashkë me kalciumin marrin një ngjyrë të bardhë dhe bëhen të fortë saqë shpesh quhen si “gurët në tonsilla.” Ndodh që ato ngatërrohen me pika qelbi dhe shpesh jepet antibiotikë pa arsye.

Aty grumbullohen baktere që shumohen dhe i japin gojës suaj erë të keqe. Larja shumë e mirë e gojës, përfshi edhe gjuhën me furçë dhe përdorimi i gargarave me antibakteriale në fund është rruga më e mirë që të shpëtoni prej tyre.

Sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave

Janë një nga shkaqet që ju të keni aromë të keqe nga goja. Kjo shpesh shoqërohet edhe me zverdhje të sklerave, dhimbje apo rëndim në anën e djathtë të barkut etj.

Po kështu aroma e gojës ndryshon edhe në sëmundjet e veshkave sidomos tek personat që i nënshtrohen dializës apo ata që janë në pamjaftueshmëri të punës së veshkave. Shpesh kjo aromë përshkruhet si “aromë peshku.”