Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se blerja e “Eurbondit” nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit në ekonominë shqiptare.
Në një konferencë për mediat, drejtuesi i bankës qendrore theksoi se Eurobondi u emetua sa dyfishi i kërkesës dhe nevojës që kishte Shqipëria.
Sipas Sejkos, ky është një tregues i qartë i performancës së ekonomisë, pasi nga 500 milionë euro që ishte kërkuar, pala e emetimit të Eurbonidit ofrojë 1 miliard euro.
Dyfishimi i shifrës së kërkuar për Shqipërinë, në optikën e Sejkos, është një tregues i qartë se ekonomia shqiptare lundron në ujëra të pastra.
“Eurobondit, ne u informuan zyrtarisht për emetimit. Ky është një sukses, e cili u afrua në 1 mld euro, por nevoja ishte 500 mln euro.
Norma e interesit ndryshon nga dita në ditë. Ekonomia shqiptare është pozitive kjo për faktin se u afrua dyfish të shumës së ishte kërkuar.
Ky është një hap pozitiv edhe për bizneset e huaja. Eurobondi nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit të ekonomisë shqiptare.
Ne do të vijojmë ta mbajmë të ulët nivelin e borxhit.Bankat e huaja që janë tërhequr nga Shqipëria, në fakt nuk po ndodh vetëm tek ne, por edhe në vendet e Ballkanit perëndimor”, tha gvernatori Sejko.