MENU
klinika

91-vjeçari rilind

Kolosi 91-vjeçar nga Korça risjell ‘’Kopracin’’

16.10.2018 - 13:59

Rikthehet në moshën 91 vjeçari, aktori i mrekullueshëm Koço Qëndro në kryerolin emblematik të Harpagonit, si dhe regjisori Dhimitër Orgocka. Këta janë dy artistë seriozë që do të angazhohen për ta dhënë sa më mirë komedinë e famshme ‘’Kopraci’’ të Molierit.

Në një repertor të 300 shfaqjeve në Teatrin e Korçës, komedia Kopraci e Molierit ka qenë një nga më të suksesshmet në jetgjatësinë e shfaqjeve. Ajo do të rivihet në skenë në teatrin e Korçës.

Trupa e aktorëve është gati dhe ka nisur provat për këtë shfaqje. 91 vjeçari i palodhur rikthehet në gëzimin e tij të jetës, në skenën ku u rrit profesionalisht.

Ai do të interpretojë me një pjekuri të lartë artistike për vetë bagazhin e madh të përvojës dhe kulturës artistike në teatër rolin e kopracit Harpagon.

Supriza është se Koço Qendro i rikthehet këtij roli që për herë të parë e ka luajtur para 50 viteve. Ky është roli i jetës së tij.

Ai ka një karrierë të gjatë në kinematografinë shqiptare edhe në shumë role filmash. Është një artist me një bagazh të madh edhe në kinematografinë shqiptare dhe një nga artistët më të mirë të filmit.

Dëshira për të interpretuar këtë ka qenë e madhe dhe ka gjetur mbështetjen e duhur edhe nga ambient i kolegëve dhe e teatrit.

Sigurisht që për të vënë në skenë këtë komedi ka pasur dhe vështirësi nga aktorët, por është gjetur mënyra për të gjetur aktorë të rinj të ardhur nga Kosova që janë mjaft premtues dhe të talentuar.

Teatri i Korçës Andon Zako Çajupi është themeluar më 1951. Nga veprat që janë dhënë në këtë teatër ndër vite mund të përmendim: Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i aku¬zuar”, “Marro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonjusha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB