Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton përmbylljen e procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë miratuar si fitues:
Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.
Ministria njofton se brenda brenda pak ditësh do të nisë rifillimi i punimeve.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur lidhjen e kontratës së financuar nga Banka Europiane për bajpaset e Fierit e Vlorës.
Në një status në Twitter, ai këtë arritje e nis me shprehjen “më në fund me djalë”.
Kreu i qeverisë bën me dije se për pak ditë nis puna për dy autostradat dhe për sezonin e ardhshëm turistik ato do të jenë gati.
Postimi
Ufffffff… “më në fund me djalë”Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik
Ufffffff… “më në fund me djalë”?Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik?
— Edi Rama (@ediramaal) October 24, 2018