MENU
klinika

Reagimi i Presidentit

Meta: Baneri, fyerje për korifenjtë e futbollit

30.10.2018 - 20:20

Baneri i shpalosur dje në stadiumin “Selman Stërmasi” në ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut, ku shkruhej “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, referuar ekstremistit që u vra nga policia në Bularat, ka sjellë reagime të ndryshme sot në ambinetet sportive dhe jo vetëm.

Kështu, pas reagimeve të shumta, nuk mund të mungonte edhe qëndrimi i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për parrullën me përmbajtje raciste. Ky i fundit ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, që shkruan:

“Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke patur kombësinë greke.

Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN