MENU
klinika

Lufta ndaj trafikimit

Një program britanik prej 2 milion stërlinash për Shqipërinë

13.10.2018 - 20:50

Autoritetet britanike, kanë menduar një nga mënyrat si të luftojnë trafikimin e viktimave, zgjidhja e tyre konsiston në luftën e këtij fenomeni në vendin e origjinës.

Londra ka akordua një program prej 2 milionë stërlinash për Shqipërinë gjatë takimit të zyrtarëve të lartë të rendit të të dyja vendeve, ku fondet do përdoren për të frenuar trafikimin e viktimave të skllavërisë moderne, duke mbështetur viktimat që të rindërtojnë jetën në vendin nga vijnë, si dhe për të frenuara njerëzit në rrezik që të bien në duart e trafikantëve në Shqipëri që mundësojnë dërgimin e tyre drejt Britanisë.

Rreth 800 ishte numri i këtyre viktimave në vitin e kaluar që u paraqiten përpara autoriteteve britanike duke kërkuar azil nga Shqipëria, ç’ka përbën numrin më të madh të shtetasve të huaj.

trafikim-britani-konica.al
trafikim-britani-konica.al

Tirana, dhe rrethet Dibër, Shkodër dhe Kukës janë identifikuar nga qeveria britanike si zonat nga vijnë shumica e viktimave që kërkojnë azil për shkak të trafikimit.

Zëvendësministrja britanike për Krimin, dhe Mbrojtjen e Njerëzve të Rrezikuar, Victoria Atkin thotë se “duke punuar me partnerët tanë shqiptar në mund të ndryshojmë tej mase jetën e atyre që u janë vjedhur të drejtat themelore njerëzore”.

“Shpresa Programme”, shoqata më aktive e komunitetit shqiptar në Britani që merret me integrimin e këtyre viktimave në shoqërinë angleze, e mirëpret këtë financim.

Luljeta Nuzi, drejtuesja e “Shpresa Programme”, thotë se “ne urojmë që këto fonde të përdoren në mënyrë efikase për të rritur mundësinë e edukimit dhe për të ndryshuar konceptin e fajësimit të personit të trafikuar”.

Ky program i qeverisë britanike do ndihmojë edhe zyrtarët e drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar ligjërisht trafikantët e qenieve njerëzore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi i bandës “Bajri”

Bashkimi Evropian: Luftoni krimin dhe trafikun