MENU
klinika

Ndiq këto udhëzime!

Po të plas koka nga dhimbjet? Mëso pse je në rrezik

01.10.2018 - 21:15

Pothuajse të gjithë njerëzit kanë pasur dhimbje koke të paktën një herë në jetën e tyre.

Dhimbja e kokës është forma më e zakonshme e dhimbjes. Është një nga arsyet kryesore që njerëzit vizitojnë mjekun duke humbur kështu ditën e punës, shkollën apo aktivitete të tjera që mund të kenë rëndësi për ta. 

Lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është ajo e tensionit. Dhimbjet e kokës nga tensioni janë për shkak të muskujve të ngushtë në sup, qafë, kokë dhe nofull.

Shpesh ato lidhen me stresin, depresionin ose ankthin. Ju keni më shumë gjasa të keni dhimbje koke të tensionit nëse punoni shumë, nuk flini mjaftueshëm, nuk keni ngrënë ushqim apo përdorni alkool.

Llojet e tjera të zakonshme të dhimbjeve të kokës përfshijnë migrenën. Shumica e njerëzve mund të ndihen shumë më mirë duke ndryshuar mënyrën e jetesës, duke mësuar mënyra për t’u çlodhur dhe për të marrë ilaçe për dhimbje.

Jo të gjitha dhimbjet e kokës kërkojnë vëmendje të mjekut dhe kura për t’u trajtuar. Por, ndonjëherë dhimbjet e kokës paralajmërojnë për një çrregullim më serioz.

Le të dijë mjeku i familjes nëse keni dhimbje koke të papritura dhe të rënda. Merrni ndihmë mjekësore menjëherë nëse keni një dhimbje pas një goditjeje në kokë ose nëse keni dhimbje koke së bashku me një dhimbje qafe të fortë, ethe, konfuzion, humbje të vetëdijes ose dhimbje në sy apo vesh.

Kur dhimbjet e kokës ndodhin tre ose më shumë herë në muaj, zakonisht rekomandohet trajtimi parandalues. Trajtimi i migrenës ka për qëllim lehtësimin e simptomave dhe parandalimin e sulmeve shtesë. Reduktimi i stresit dhe eliminimi i disa ushqimeve nga dieta janë metodat më të zakonshme të parandalimit dhe kontrollit të migrenës dhe dhimbjeve të tjera të enëve të gjakut.

Terapia për migrenën shpesh kombinohet me relaksim. Një nga barnat më të përdorura për lehtësimin e simptomave të migrenës është ‘sumatriptan’. Hapi i parë në kujdesin për një dhimbje koke të llojit të tensionit përfshin trajtimin e ndonjë çrregullimi apo sëmundje specifike që mund ta shkaktojë atë.

Një mjek mund të sugjerojë përdorimin e analgjezikëve, ilaçeve anti-inflamatorë jo-steroide ose ilaçet kundër depresionit për të trajtuar një dhimbje koke të llojit të tensionit që nuk është e lidhur me një sëmundje.

Disa ilaçe, mund të zvogëlojnë ashpërsinë e dhimbjeve dhe frekuencën e sulmeve të dhimbjeve të kokës.