Gjaku nga rrjedh nga hundët quhet edhe epistaksis.
Kjo simptomë mund të jetë tregues i disa gjendjeve që meriton vëmendjen e duhur, kontrollin dhe kurimin përkatës siç është rasti i një hipertensioni arterial të neglizhuar, që shfryhet spontanisht në nivelin e hundës.
Personat që kanë gjakderdhje nga hundët herë pas here duhet të shkojnë tek otorinolaringologu dhe të sqarojnë nëse shqetësimi është me origjinë lokale apo dobësi e enëve të gjakut, zonë që quhet ‘zona Valsavias’, nga emri i anatomistit të njohur Valsalva, një shkencëtar italian. Pra kemi epistaksis me shkaqe lokale dhe të përgjithshme.Kemi këto lloje të epistaksis:
• Epistaksis i hepatikëve – Në gjakun e të sëmurëve me mëlçi mungon në gjak substanca protombina.
• Epistaksis i hipertensivëve – Gjakderdhje nga hundët për shkak të presionit të lartë të gjakut.
• Epistaksis i sëmundjeve hemorragjike – Mungesa e protombinës, por mungesa edhe substancave të tjera në gjak që bëjnë të mundur koagulimin e tij.
• Epistaksis nga infkesioni – Nga difteria, tifoja, salmoneloza, skarlatina dhe lija e dhenve.
• Epistaksis i shkaqeve lokale – Nga goditjet dhe ngacmimet në hundë.
• Epitaksis i adoleshentëve – Edhe pse nuk ka shpjegime specifike për këtë gjakderdhje nga hundët e adoleshentëve dhe kryesisht tek gjinia femërore, supozohet se është faktori hormonal, ai që shkakton këtë shpërthim. Ka kura që normalizojnë situatën, siç janë vitamina K, C dhe P.
Reagimet e shpejta që mund të bëhen për të ndalur gjakderdhjen janë: shtypja e hundës në pjesën e kockës, në atë anë ku ka gjakderdhje. Mirë është të keni edhe pambukun hemostatik, të cilin e futni në vrimën e hundës.