MENU
klinika

Deklarata e ministres franceze

Pse Franca kërkon Brexit pa marrëveshje?

04.10.2018 - 12:32

Një Brexit pa marrëveshje do të ishte më mirë për Francën, kështu deklaroi mbrëmë një nga ministret e Emmanuel Macron.

Nathalie Loiseau, ministrja e punëve të Francës për çështjet evropiane, tha se Brexit pa marrëveshje mund të ishte më mirë se një marrëveshje e keqe, por shtoi se ajo shpresonte se një marrëveshje me Britaninë ende mund të arrihej.

“Një marrëveshje e mirë është ende e mundur, por koha po mbaron”, tha zonja Loiseau.

Komentet e saj erdhën pasi qeveria e Francës zbuloi një projektligj që do të lejonte vendin të ishte gati në rast se negociatat e Brexit dështojnë.

Plani do të lejonte qeverinë franceze të merrte masa urgjente me dekret nëse është e nevojshme kur Britania të largohet nga Bashkimi Europian, më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Zonja Loiseau tha se shpresonte që një marrëveshje e suksesshme e Brexit është e mundur, por  megjithatë tha se francezët duhet të përgatiten për të gjithë skenarët.

Një masë e madhe do t’u jepte shtetasve britanikë që jetojnë në Francë, të drejta reciproke si qytetarët francezë në Britaninë e Madhe, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me lëvizjen e mallrave dhe njerëzve.

Znj. Loiseau tha se ligji mund të ndryshojë, varur nga rezultati i negociatave të Brexit.

Nuk është hera e parë që znj. Loiseau ka shkaktuar polemika. Kur Theresa May u paraqit në takimin e Salzburgut muajin e kaluar ku ajo u prit nga krerët e BE, Loiseau pretendoi se ndarjet mbi Brexit ishin bërë ekuivalenti britanik i famëkeqit Dreyfus Affair. Ky ishte skandali i spiunazhit të shekullit të 19-të që dominonte politikën franceze për dekada dhe ndau familjet, partitë dhe rajonet.

Gjatë një sesioni të hapur pyetjesh dhe përgjigjjesh, kur u paraqitën në grupin e ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare Chatham House muajin e kaluar, znj. Loiseau gjithashtu pretendoi se Franca mund të ndalonte trenat Eurostar që udhëtonin në Paris nga Londra në rastin e Brexit pa marrëveshje.

Ajo i tha audiencës se shërbimet nga Londra do të refuzoheshin nëse marrëveshjet e njëanshme nuk do të arriheshin para 29 marsit. Ajo gjithashtu tha se kaosi i Brexit pa marrëveshje mund të vazhdonte për vite të tëra.