MENU
klinika

Mos e humbisni!

Shfaqja “Pengu” në arTurbina

30.10.2018 - 11:53

Shfaqja “PENGU”, me autorësi dhe regji të Saimir Gongos, vjen në datat 2-3-4 Nëntor, ora 20:00, në arTurbina, salla 400.

Një kast i përzgjedhur aktorësh: Neritan Liçaj, Kastriot Shehi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Ervin Doko, Suela Bako, Jaho Guma, Erjon Hodo, Serxhio Harizi.

Një grup prej katër personash vendosin të marrin peng një person të njohur e më pas të kërkojnë shpërblim për ta lëshuar.

Njëri prej pengmarrësve, Justini, baba i ri i divorcuar, shprehet kundër pengmarrjes pasi përveçse të gabuar e konsideron edhe të vështirë, por në fund i shtyrë nga vështirësitë financiare, pranon dhe kryen pa dëshirë atë që kërkon shefi i tij.

Ndërkohë, duket sikur pengmarrja vështirësohet, pasi një polic hyn në shtëpinë e pengmarrësve dhe në përpjekje për të ndihmuar pengun, mbetet i vrarë.

Në këtë situatë të rënduar kuptojmë se pengmarrja dhe motivi i saj janë krejt të ndryshme nga ajo që kemi menduar në fillim.

Shfaqja “Pengu” është një bashkëproduksion i Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe Teatrit Kombëtar.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB