“Një konflikt i madh europian mund të fillojë me një sulm ndaj Suedisë”, paralajmëroi raporti më i fundit i komisionit të mbrojtjes të vendit. Kjo nuk ishte fjalë boshe: në qershor, 22.000 ushtarë vullnetarë suedezë u thirrën për ushtrimin më të madh të papritur që nga 1975. Për herë të parë në pothuajse 30 vjet, qeveria ka shkruar për miliona familje duke i këshilluar që të përgatiten për më të keqen. “Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, paralajmëronin fletëpalosjet e zbukuruara me figura të ndërtesave të djegura dhe tankeve.
Suedia nuk mund të jetë anëtare e NATO-s. Por, nën udhëheqjen e Stefan Lofven, kryeministrit socialdemokrat të Suedisë për katër vitet e fundit, ai ka qenë shumë afër aleancës.
Një marrëveshje e rëndësishme me NATO-n u realizua në vitin 2016. Roli i mundshëm i Amerikës në Suedi ishte dikur sekret shtetëror ndërsa tani planet e emergjencës mund të bëhen hapur.
Mijëra trupa të NATO-s u dërguan në shtetet baltike vitin e kaluar për të shërbyer në rast të ndonjë agresioni rus.
Në rast të një lufte, ata do të kishin nevojë për përforcim të shpejtë dhe masiv. Kjo është një nga arsyet pse Gotland, një ishull suedez mes të këtyre ujërave, ka marrë një rëndësi të madhe. Ushtrimi i quajtur Aurora i vitit të kaluar, që përfshin forcën më të madhe ndonjëherë amerikane në tokën suedeze, stimuloi sulmet ndaj Gotlandit. Në janar, Suedia rivendosi një njësi ushtarake atje, që nga lufta e dytë botërore.
Suedia po ashtu po bashkëpunon me fqinjët e saj. Ajo ra dakord të shkëmbejë të dhëna mbi mbikëqyrjen ajrore me Norvegjinë, veçanërisht lidhur me bombarduesit rus.
Me Finlandën, ka rënë dakord të formojë një forcë ajrore finlandeze-suedeze “të integruar pjesërisht” dhe një grup të përbashkët detar që lejon admiralët finlandezë të komandojnë anijet suedeze dhe anasjelltas.
Në fakt, drejtimi politik i Suedisë do të ketë implikime të rëndësishme për mbrojtjen. Të katër partitë opozitare që qeverisën deri në 2014, janë të gjitha në favor të bashkimit me NATO-n gjatë viteve të fundit. Sondazhet tregojnë që mbështetja publike është modeste në këtë drejtim: 43% pro dhe 37% kundër. Por ka disa pengesa.
Një vendim për kryeministrin e ardhshëm është nëse do të nënshkruajë një traktat të OKB-së “ndalimin” e armëve bërthamore. Disa social-demokratë, përfshirë edhe Margot Wallström, ministrin e jashtëm, janë gati.
Një pengesë më serioze është se çdo përpjekje për ta anëtarësuar Suedinë në NATO mund të varet nga mbështetja e demokratëve të ekstremit të djathtë.
Ndërkohë që grindjet vazhdojnë, Suedia ka rënë dakord që mbi 2,000 trupa suedezë do të bashkohen me një nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s që do të zhvillohen në muajin e ardhshëm.