MENU
klinika

Pajiset me pasaportë shqiptare

Talenti lë Kosovën për Shqipërinë?

30.10.2018 - 17:58

Ardian Ismajli, mbrojtësi me të ardhme i përfaqësueses U-21 së Kosovës ka zgjedhur  Kombëtaren shqiptare, e madje është pajisur edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, me pasaportë.

Lajmin e bën të ditur “Supersport”. Ismajli është pjesë e skuadrës së njohur kroate të Hajdukut të Splitit. Pritet që në muajin nëntor, Ismajli të marrë edhe një ftesë dhe të grumbullohet nga trajneri kuqezi, Christian Panucci, për ndeshjen e Nations League me Skocinë si dhe miqësoren me Uellsin.

Me Ismajlin, një lojtar mjaft i fortë dhe me eksperiencë, pritet që mbrojtja e sidomos qendra e kuqezinjve të forcohet jo pak. Ismajli e ka pritur edhe një ftesë nga Challandes, trajneri i përfaqësueses së Kosovës.

ardian Ismajli

Por duket se Ismajli nuk ka duruar shumë dhe ka vendosur që të luajë me Shqipërinë, ku pak ditë më parë veshi fanellën kuqezi edhe një tjetër lojtar i Kombëtares së Kosovës, mbrojtësi Kastriot Dermaku.

Për t’u habitur pak qëndrimi i Ismajlit, sepse pak kohë më parë ai kishte deklaruar se mund të luajë edhe për Kroacinë. Gjithsesi, thjesht pajisja me pasaportë shqiptare nuk do të thotë se ai do të luajë për ekipin kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN