Në pamje të parë panairi e mbushte sa derdhesh me njerëz e produkte sheshin nënë Tereza. Si një veçori dalluese e panairit ishte se qytete të ndryshme kishin rreshtat e tyre në një vijë horizontale. Kjo ishte gjë e mirë se promovoheshin dhe gjendeshin më lehtë karakteristikat e prodhimeve.
Vendi i përshtatshëm për të bërë të tilla panaire, kur dhe koha të favorizon ishte diçka plus për të gjithë. Kjo i shtonte natyrshmërinë dhe biologjikja ndihesh sikur ishte pjesë e jotja. Një karakteristikë tjetër që të linte përshtypje në panair ishte se ishin të mirësjelljshëm.
Në kundërshtim me shitësit e dyqaneve të kryeqytetit që të shohin shtrembër, indiferentë, fermerët i jepnin shije gëzimi produketeve dhe vendit. Kjo nuk është pak, ata dinë të tregëtojnë dhe të gëzojnë klientin. Gjithandej kjo vihej re, por kjo gjithashtu është ndihmesë e madhe për të promovuar sa më cilësisht produkte. Qasja pozitive lë një mbulesë të pastër ku ti kërkon gjithmonë të hash.
Në panair merrnin pjesë tre lloj kategorish.
- Kategoria e parë ishin firmat e fuqishme promovuese, distributorë që siç dihet përfitojnë nga këto evente dhe i shfrytëzojnë këto raste. Ato krijonin aktivitete argëtuese, formonin vlera apo thjesht bënin reklamë si psh., Agrokoni, apo Uji Lajthiza, stendat e agroturizmit të Kondispolit apo ndonjë kantine pijeje verërash.
- Fermerë që kishin zell të promovonin ushqimet e tyre. Kjo ishte kategoria më e interesuar për ta marketuar produktin sa më mirë dhe sa më vlefshëm. Ata përpiqeshin me të gjitha forcat të bënin përshtypje te klienti.
- Fermerë apo shitës që ankoheshin për mënyrën e ekspozimit në stenda. Vihej re një pesimizëm i heshtur në gëzimin e shtirë të tyre. Kjo kategori ankohesh se në kushtet e panairit, shitjeve apo situatave të prodhimit të produktit të tyre ishin në indiferentizëm nga strukturat shtetërore dhe lokale.
Një problem i përgjithshëm i fermerëve ishte se mungonte informacioni. Në përgjithësi informacioni për produktet e tyre ishte i pjesshëm dhe i pa detajuar, i pakët. Kjo do të thoshte se shumë fermerë, krahina apo qytete nuk kanë një organizim individual apo grupor të planifikuar për marketing dhe sidomos për komunikimin në marketing që është shtylla e marrjes dhe dhënies së informacionit si dhe një hap para për të shitur produktet.
Kur pyesje Shkodrën, Përmëtin, Korçën për fletëpalosje nxirrnin justifikim ose ngrinin duart lart. Kështu bënin dhe shumë bletërritës. Akoma nuk e kuptojnë forcën që zë logoja, firma, imazhi, marketingu, marka, markimi. Akoma janë nivel fillestar të shitjeve të tyre dhe me një kapacitet shitës me të njohur dhe jo me klientë të vërtetë të huaj.
Nuk ka një ekstrakt të karakteristikave dalluese të çdo qyteti, krahine, fshati, individi, familjeje etj që merren me produktin. Një karakteristikë të dallueshme për vetë produktin. Zë vend të parë Kelmendi, Shkreli në promovimin e vlerave të tyre me anë të katalogëve.
Shumë stenda thoshin se shitjet janë në nivel kombëtar, ndër këta më shumë në nivel miqësor, brenda për brenda miqve të familjes si dhe një kategori e tretë e certifikuar. Megjithëse këta nuk kishin shumë produkt, por kishin shumë reklamim edhe cilësi. Kjo ishte nënkategori e sprovuar. Vetëm një stendë mjalti promovonte kështu dhe produktin e kishte për eksport.
Firma apo bisnese të mirëorganizuara, të fuqishme, kishin një marketing shumë të fortë si në imazhologji ashtu dhe në informacion. Ato ishin të stërvitura me këtë lloj promovimi panairi dhe kishin traditë shumëvjeçare.
Në paradoks me këtë zhvillim më shumë kishte shitje atje ku nuk kishte informacion dhe më pak shitje tek ato me shumë marketing. Çmimi është vetëm një faktor, por në përgjithësi klientët kishin strategji të shkonin në zonën e tyre, aty ku njihnin produkte. Një pjesë tjetër ua shisnin distributorëve të fuqishëm në kryeqytet, por kjo mund të rrisë dhe çmimin deri sa të shkojë malli te konsumatori.
Korçarët shkonin më shumë te korçarët, dibranët te dibranët, shkodranët te shkodranët. Ose ndiqej linja e krahinës, gjirokastriti shkonte në stendat e Korçës e deri në Vlorës dhe pak më me ndrojtje mund të shikonte djathin e Peshkopisë. E njëjta gjë për krahinat e tjera. Pavarësisht këtyre shitjeve këto stenda të boshatisura kishin dhe ankesat e tyre.
E para vjen si formë ndihme nga shteti. Një mjalmbarështues nga Malësia e Madhe ankohesh se shteti nuk e ndihmonte për të hequr disi barrën e rëndë të prodhimti të vjetshëm, bletët kishin ngordhur dhe prodhimi kishte rënë në mënyrë drastike.
Kjo vihej re në disa mjaltshitës. Në këtë linjë vithkuqarët ankoheshin për politikat lokale dhe për një organizim të ngushtë komunitar me njëri-tjetrin.
Megjithëse shumë të pasur ata ndiheshin të harruar. Edhe pse rruga në Vithkuq ishte bërë, pasuri natyrore dhe kulturale të mjaftueshme, përsëri sipas tyre kishte shumë indiferentizëm. Këtë na e shprehën të gjitha shitëset e tendave aty.
Njësoj si ato, ishin edhe përfaqësuesit e Borshit të Himarës me ullirin e tyre të certifikuar. Edhe hallet i kishin të certifikuara. Kur ishte fabrika në punë ato thoshin se puna ecte mbarë. Ndihesh tek ato një konkurencë e pandershme e vajit të ullirit. Një matrapazllëk dhe tregëti e pandershme për cilësinë e dobët. Ato e shisnin vajin e tyre te supermarketet e mëdhaja.
Mbledhja e prodhimeve të fermerëve tek supermarketet e mëdha si Big Market, Conad etj ishte gjë e mirë për fermerët, por nga ana tjetër çmimet vijnë më të kripura për konsumatorët thoshin ato. Ato rriten artificialisht.
Ku të mundeshin stendat që shisnin në Tiranë në përditshmërinë e tyre, nuk kishin vend në tregjet e mëdha si, tregu i Pazarit të Ri apo te Ish-uzina Dinamo. Shisnin te Shkolla e Baletit apo ku të mundeshin. Një lloj ndihmese për tregje më të organizuara nga ata. Kjo vërehej dhe thuhej me një çilërsi të trishtueshme.
Një tjetër karakteristikë ishte se kishte shumë prodhime të një marke të admirueshme dhe me të njëjtën forcë shqiptarët ankohen për këto produkte si gënjeshtra ose prodhime me hile kur i blejnë.
Për ta dhënë me shembull do të thoshim se mjalt shumëlulesh kishte aq shumë në panair sa ngopesh gjithë Shqipëria me mjaltë.
Atëherë pse ankohen shqiptarët për cilësinë e mjaltit kur ka kaq shumë majltë?!
Pse ankohen të gjithë shqitparët për mjaltin me hile?! Me të njëjtën forcë që shtohet mjalti i mirë në panair me të njëjtën forcë humbet. E njëjta gjë dhe për vajin e ullirit. Produkti më i ekspozuar në treg dhe me sasinë më të madhe.
Psh kjo vinte nga stendat e Valmi(vaj ulliri ekstra të virgjër), IWAP (vaj uliri ekstra të virgjër), Dk Ledio sh.p.k, Y. Hajdini (Borsh) etj. vaji ekstra i virgjër është më i miri. Jo si vera, vaji sa më shumë të rrijë prishet. Nga ekstra i virgjër bëhët i virgjër dhe i papërdorshëm.
Atëherë pse shitet më mirë vaji grek që i ka kaluar kushtet e virgjërisë dhe ekspozohet natyrshëm në tregje. Kjo ndodh kur Elbasani, Vlora, Berati etj., kanë vaj sa të lyejnë gjithë Shqipërinë. Shqipëria eksportuesja e tretë më e madhja në botë.
Çfarë paradoksi ka këtu? Sa më tepër shtohet vaji cilësor shqiptar, aq më tepër ikën siguria për të blerë te konsumatorët që ankohen për vajin. AKU ishte stenda ku s’para kalonin njerëzit dhe kjo është e trishtueshme për një popull indiferent.
Nga ana tjetër djathi i mirë në katër stenda ishte me plot gojën i mirë. Pra e mira si gjithmonë është pak, nuk është sasi.
Një konsulent i mekanikave bujqësore i AGROTEC që nuk donte të identifikohesh me emër mendonte se planifikimet e shtetit janë të gabuara në veprime jo në ideime. Ideimet vijnë mirë nga BE me fondet e saj të konsiderueshme në Shqipëri. Shteti mbron fermerët edhe me uljen e TVSH-së, po me të njëjtën forcë sipas tij vihen barriera për shembull me ‘’niptin tregtar’’.
Fermeri nuk ka forcë për zetor 30 milion lekë, për plugje e freza. Po një bashkëpunim me shtetin, me komunitetin mund ta ndihmojë atë. Duhen hequr më shumë barrierët burokracitë boshe. Jepet më shumë prioritet sipas tij firmave që janë të fuqishme dhe kjo nuk e mbron femrerin por e gjynjëzon.
Kosovarët, maqedonasit kanë zetorin e tyre në shtëpi, shqiptarët jo. Burokracia në Gjermani ishte e ekspertit, ku ai dinte deri te fija e barit të çdo fermeri, dhe e ndihmon atë, kurse tek ne ndodh e kundërta, specialistët janë të pakualifkuar për bujqësinë.
Këto vërejtje duhet të mendohen më mirë nga shteti. ato nuk ia ulin punën që po bën shteti për ngritjen e agroturizmit, nismës së ngritjes së fshatit turistik, ringritjes së bujqësisë moderne apo fshatrave të humbura, por do parë si organizim dypalësh, shtet-fermer dhe fermer-shtet.
Duhet të bashkëveprojmë të gjithë bio! Të gjithë duhet ta punojmë tokën!