MENU
klinika

Traktati bërthamor i vitit 1987

Tërheqja nga Traktati/ Rusia e gatshme t’i përgjigjet SHBA-së

25.10.2018 - 17:11

Udhëheqësi rus është zotuar të përgjigjet nëse SHBA heq dorë nga traktati i INF-it, pra Traktati i Forcave Bërthamore me Rusinë dhe vendos raketa në Evropë. 

Paralajmërimi i Putinit erdhi pas njoftimit që bëri Presidentit i SHBA Donald Trump në fundjavë, ku ai tha se ai synon të largohet nga marrëveshja historike e kontrollit të armëve bërthamore të vitit 1987 me Rusinë, për shkak të shkeljeve të supozuara ruse.

“Nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga traktati i INF-it, pyetja kryesore që shtrohet është se çfarë do të bëjnë me këto raketa që kanë në dispozicion. Nëse do t’i dërgojnë ato në Evropë, natyrisht ne do të duhet të përgjigjemi”, u tha Putin gazetarëve në Moskë të mërkurën.”

Trump më parë ishte shprehur se traktati ishte i paefektshëm, sepse nuk përfshin Kinën.

Negociuar nga Presidenti i atëhershëm i SHBA Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe ratifikuar nga Senati i SHBA, traktati i INF eliminoi arsenalet raketore të dy fuqive bërthamore më të mëdha në botë dhe zhduku mundësinë për të nisur një sulm bërthamor.

Por që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes.

Të mërkurën, Putin përsëri hodhi poshtë pretendimin e Trump se Rusia ka shkelur marrëveshjen, duke thënë se një “kolaps” i paktit do të çonte në një garë të re armësh, një situatë që ai e përshkroi si “jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Ai tha se ishte SHBA ajo që kishte shkelur marrëveshjen.

Putin tha “Vendet evropiane që do të bien dakord me këtë duhet të kuptojnë se ata do të vendosin territorin e tyre në rrezik nga një sulm i mundshëm hakmarrës”.

Presidenti rus vazhdoi: “Nuk e kuptoj pse duhet ta vendosim Evropën në një rrezik kaq të madh. Nuk shoh asnjë arsye për këtë. Unë do të doja të përsëris se nuk është zgjedhja jonë, ne nuk duam këtë.”

Ndërkohë, aleatët e NATO-s do të takohen së shpejti për të dëgjuar Uashingtonin të shpjegojë se pse Trump kërkon të tërhiqet nga traktati INF.

Më parë të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se anëtarët e aleancës ushtarake perëndimore fajësojnë Rusinë për zhvillimin e një rakete të re në kundërshtim me Traktatin, por nuk pret që Rusia të përgjigjet nëse Rusia vendos raketa në Evropë.

Stoltenberg fajësoi Rusinë për shkeljet e supozuara të traktatit. Ai tha gjithashtu “NATO është dakord me idenë e kontrollit të armëve, por që të jetë efektiv, marrëveshjet duhet të respektohen nga të gjitha palët” shtoi ai.

Ai foli një ditë pasi zyrtari i lartë i SHBA John Bolton e njoftoi Putinin për planet e Uashingtonit në Moskë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN