MENU
klinika

Mbështetja e NATO-s

“Transformimi i FSK-së në ushtri, proces i koordinuar”

06.10.2018 - 22:11

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur mareshalin Stuart Peach, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e Kosovës dhe NATO-s dhe për zhvillimet e fundit që prekin sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për punën e NATO-s në përgjithësi dhe të KFOR-it në veçanti, që kanë bërë gjatë këtyre dy dekadave në Kosovë.“NATO, KFOR-i, janë emrat që gëzojnë besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është meritë e punës suaj për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se janë pjekur të gjitha kushtet që FSK-ja të shndërrohet në ushtri të Kosovës.
Transformimi është proces gradual, i koordinuar me NATO-n dhe aleatët tanë”, ka shtuar presidenti Thaçi. Mareshali Peach ka pohuar se NATO-ja, nëpërmjet KFOR-it, do të vazhdojë të kryejë misionin e vet, në interes të Kosovës dhe rajonit.
NATO do të vazhdojë të ofrojë ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, u shpreh mareshali Peach.

Presidenti Thaçi ka theksuar se me transformimin e FSK-së, NATO-ja do ta fitojë një partner të besueshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat