MENU
klinika

Ndarja e Çmimeve

“Vdekja e Dantonit” triumfon në FMT

01.10.2018 - 09:46

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit përmbylli mbrëmjen e djeshme një rrugëtim 1 javor, manifest të vlerave artistike dhe teatrore të gjithë trevave shqipfolëse. Ishin 14 shfaqje të cilat u shfaqën në skenat e Tiranës dhe hapën dyert për publikun artdashës.

Pas shfaqjes së fundit në radhë “Vdekja e Dantonit”, u zhvillua dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për të gjitha kategoritë. Ishte pikërisht “Vdekja e Dantonit”, shfaqje e cila erdhi në skenë nga Teatri Shqiptar i Shkupit, që u shpall si shfaqja më e mirë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit.

Çmimi për shfaqjen më të mirë u dorëzua nga minstrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, e cila falenderoi të gjithë ata që kontribuan për të bërë këtë Festival të denjë për të mirëpritur të 14 trupat pjesëmarrëse. “Një falenderim të vecantë për Hervin Çulin, i cili bëri të mundur organizimin e këtij Festivali. Më në fund artistët u bënë bashkë dhe treguan se teatri i vërtetë jeni ju!”, tha ministrja Kumbaro në fjalën e mbajtur.

Çmimi për aktorin më të mirë shkoi për të madhin Reshat Arbana për rolin kryesor në shfaqjen “Babai”. “Është hera e parë që marr në gjithë karrierën time marr një çmim. Falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan dhe më shtynë ta realizoja këtë rol. Së pari, regjisorin Spiro Duni, i cili nuk hoqi dorë kurrë nga unë për rolin e “Babait”. Ishte një rol që më ka lodhur dhe më ka munduar shumë nga pikëpamja shëndetsore, prandaj dhe ky çmim është për mua një vlerësim i shtrenjtë që më bëhet.”, tha Arbana pasi mori çmimin.

Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Luiza Xhuvanin për rolin protagonist në shfaqjen “Medea”. Xhuvani nuk ishte prezente në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por falenderoi së largu duke sjellë një mesazh virtual i cili u përcoll nga një përfaqësuese e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ndërkaq një çmim honorifik shkoi për Roza Anagnostin. Anagnosti mori në shtëpi Çmimin e Karrierës.

Lista e plotë e çmimeve:

Aktori i ri më i mirë – Kristian Koroveshi
Aktorja e re më e mirë – Hajat Kocilla
Kostumografia më e mirë – Sofi Kara
Skenografia më e mirë – Mentor Berisha
Aktori më i mirë jo protagonist – Shkëlzen Veseli
Aktorja më e mirë jo protagoniste – Gresa Pallaska
Aktorja më e mirë protagoniste – Luiza Xhuvani
Aktori më i mirë protagonist – Reshat Arbana
Çmimi i Karrierës – Roza Anagnosti
Regjia më e mirë – Altin Basha
Shfaqja më e mirë – “Vdekja e Dantonit”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB