MENU
klinika

Deklarata

Vrasja e minoritarit/ OMONIA: Ekzekutim i ftohtë

29.10.2018 - 12:00

Përmes një deklarate për shtyp organizata politike e Minoritetit “OMONIA” e ka cilësuar vrasjen e Kostandinos Kacifas një ‘ekzekutim të ftohtë’.

Teksa ka dënuar ngjarjen e rëndë, Omonia akuzon policinë shqiptare se kjo e fundit nuk i është përmbajtur rregullores, ndërkohë që nuk ka lënë pa shigjetuar edhe qeverinë shqiptare për prodhimin e ‘klimës së dhunës’, sipas tyre kundër minoritetit.

“Dëshpërim për ekzekutimin e Konstandinos Kacifas. Shqetësim për minoritetin grek të Shqipërisë pas ngjarjes se rende dhe propagandës se thellë anti-helene. ‘Trishtim dhe indinjate e thelle’ janë ndjenjat tona pas përfundimit të operacionit policor ku mbeti i vdekur Kostandinos Kacifas. Sipas vlerësimeve të para, policia injoroi rregulloren e izolimit të një personi të vetëm duke e ekzekutuar. Është e rëndësishme te theksojmë faktin se këto ndodhën ndërsa në Bularat zhvillohej ceremoni përkujtimore me përfaqësi zyrtare diplomatike dhe qeveritare nga të dy vendet. Mesa duket nuk bëhet fjalë vetëm për shkeljen e të drejtës bazë të njeriut por dhe të jetës. Por është një klime e tërë psikologji e dhunës në kurriz të minoritetit.

Urojmë forcat policore që zbritën nga Tirana të mos jenë ndikuar nga klima anti-helene që propagandohej nga minutat e para të debatit të Kostandinos Kacifas me policinë lokale. Apo nga thirrjet e menjëhershme të partive dhe organizatave anti-helene, apo dhe nga përpjekja e madhe e Tiranës të ndryshojë axhendën. Mesazhi që i dhanë minoritetit dhe të ftuarve në ditën e sotme është, fatkeqësisht, i hidhur. Ne, Omonia, vazhdojmë të denoncojmë padrejtësinë, nga tensioni frymëmarrës i medias që fatkeqësisht hedh benzine zjarri”, -thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!