MENU
klinika

Qyteti i "listës së zezë"

Aksion ‘blic’ në Elbasan/ Të ndaluar nga fisi Çarpja

17.11.2018 - 15:14

3 persona janë ndaluar ditën e sotme në Elbasan si pasojë e një aksioni blic i ndërmarrë nga Policia.

Aksioni mësohet të jetë drejtuar nga vetë kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Midis shtetasve të ndaluar mësohet të ketë edhe nga fisi Capja.

Gjatë kontrollit në banesë mësohet nga të dhënat paraprake se policia ka gjetur një minë me telekomandë dhe një pistoletë.

aksion blic ne elbasan-konica.al
aksion blic ne elbasan-konica.al

Dje Elbasani u trondit nga një shpërthim me tritol, ku shënjestër ishte një lokal në lagjen ‘Partizani’ ku për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit.

Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale.

Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.