MENU
klinika

VIDEO

Atentati në Durrës/ Vritet miku i Shullazit

07.11.2018 - 08:26

Në qytetin e Durrësit, mbrëmjen e djeshme(6 nëntor) është zhvilluar një atentat në lagjen 13 të qytetit ku si pasojë ka mbetur i vrarë një shtetas dhe një tjetër i plagosur.

Bazuar në të dhënat që referon Policia, viktima dhe personi i plagosur ndodheshin në makinën tip “Audi A8” me targa AA 857, kur janë qëlluar me armë nga persona te paidentifikuar.

Përkatësisht identitetet e tyre janë: viktima është Edison Haziraj 39 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Genci Caca 33 vjeç, të dy nga Vlora.

Dyshohet se viktima, është pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

SHULLAZI-konica.al
SHULLAZI-konica.al

Mësohet se ata po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës, ndërsa mësohet se Haziraj ishte pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Fillimisht u raportua se Genci Caca ndërroi jetë në spital, por më pas u konfirmua se ai kishte pësuar vdekje klinike dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje është gjetur një makinë e djegur

Përsa i përket informacioneve lidhur me atentatin, ngjarja ende nuk është zbardhur e plotë, andaj nuk ka edhe të dhëna të mjaftueshme.

Automjeti i djegur, përkatësisht në zonën e Shën Vlashit, dyshohet se i përket autorëve. Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

Mendohet se atentati është kryer nga më shumë se një person dhe ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e dy personave.

Po ashtu autorët kanë qëlluar me më shumë se një karikatore kallashnikovi në drejtim të dy personave.

Atentati ne Durres on Vidnews.

Ndërkohë policia në një njoftim në orët e vona tha sqaroi se:

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!