MENU
klinika

Foto

Banorët e Unazës së Re ‘rrethojnë’ Gjiknurin në protestë

12.11.2018 - 22:24

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është përfshirë mbrëmjen e sotme nga protestat e banorëve të Unazës së Re.

Kjo protestë sipas komentit të ministrit Gjiknuri, ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.

protesta ndaj gjiknurit-konica.al
protesta ndaj gjiknurit-konica.al

“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.

banoret-e-unazes-se-re-rrethojne-gjiknurin-ne-proteste-konica.al
banoret-e-unazes-se-re-rrethojne-gjiknurin-ne-proteste-konica.al

Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, e zhvendosën protestën e tyre mbrëmjen e sotme përballë ambienteve të Top Channel, ku ishte i ftuar ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Banorët, me pankarta në duar, kërkojnë dëmshpërblim.

protesta ndaj gjiknurit-konica.al
protesta ndaj gjiknurit-konica.al
banoret-e-unazes-se-re-rrethojne-gjiknurin-ne-proteste-konica.al
banoret-e-unazes-se-re-rrethojne-gjiknurin-ne-proteste-konica.al

Ndërtimi i Unazës së Re prek të paktën 300 ndërtimet, një pjesë e të cilave të palegalizuara.

Burime nga vendngjarja thanë se, ministri Gjiknuri u fut në ambientet e televizionit nga hyrja dytësore.

banoret-e-unazes-se-re-rrethojne-gjiknurin-ne-proteste-konica.al
banoret-e-unazes-se-re-rrethojne-gjiknurin-ne-proteste-konica.al

Nga ana tjetër, lidhur me këtë vendim, kreu i opozitës, Lulzim Basha,e konsideron si të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re në Tiranë.

basha mesazh rames-konica.al
basha mesazh rames-konica.al

“Ka një ligj shpronësimi. Vlerëson pronat, paguan paratë. Jepet një kohë për të blerë një banesë të re. Si mund të shkosh në mes të natës dhe t’i nxjerrësh nga shtëpia?

Pa ju dhënë një lek dëmshpërblim. Thjesht duke ju vënë një kryq tek dera e shtëpisë. Është e dhimbshme që të themi siç e përshkruani ju. Janë 317 familje.

Si do të vinte ty sikur të ishte i afërmi yt? Nëse nuk e kuptoni se ku kemi ardhur, pa Gjykatë Kushtetuese, me prokurori të kapur dhe një kryeministër që ju vë kryq shtëpive, ju them hapni gojën.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!