MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

Basha: Projekti jo për Tiranën, por për again e Surrelit

23.11.2018 - 18:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e akuzoi sërish kryeministrin Rama për vjedhje galopante me projektin e Unazës së Re.

Në një prononcim për mediat pas takimit me banorët e Astirit, Basha tha se ky nuk është një projekt për Tiranën por again e Surrelit që me një të rënë të lapsit kërkon të vjedhë 40 mln euro.

“Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet.

Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro.

Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje.”

lulzim basha-konica.al
lulzim basha-konica.al

Lidhur me protestuesit e shoqëruar, Basha tha se opozita ka ofruar ndihmë ligjore.

“Ne jemi 24 orë pranë tyre, kudo ku ata janë shoqëruar ka pasur deputetë të opozitës, u kemi ofruar ndihmë ligjore dhe u kemi ofruar familjarëve të tyre gjithë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë, shpirtërore, ligjore dhe të gjithanshme.”

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur ndryshime gjatë këtyre 24 orëve, pas protestës së dhunshme para Kuvendit, Basha pati këtë koment:

“Ka ndryshuar. Po ju s’keni hetuar fare për këtë punë, prisni të vij unë t’jua them? Hetojini dhe ju se sa janë, sa janë liruar, se kush janë këta persona, pse janë ndaluar. Bëni edhe ju punën tuaj, mos prisni të vij unë t’jua them gjithçka.

Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët.

Shikoni, ato 40 milionë euro që do të marrë agai i Surrelit, se ky është projekt i Vilës së Surrelit, nuk është projekt i qytetit të Tiranës. Kjo është megavjedhje.

Nuk ka në analet e historisë së infrastrukturës botërore, ky është kandidat për librin Guiness për vjedhjen që po bëhet këtu, dhe kjo vjedhje bëhet drejtpërdrejt nga Edi Rama.

Pse nuk është bërë prokurimi? Sepse ky vetë është ulur kokë më kokë me ato 3 kompanitë dhe u ka thënë: ti do marrësh kaq e unë kaq.

Kështu me të dytin e kështu me të tretin. Ky është projekt i Vilës së Surrelit. Vila e Surrelit do të lërë këta vogëlushë pa shtëpi.

Për Vilën e Surrelit, për xhepat e tij, për pasurinë e tij, i ka traumatizuar gjithë këta familjarë.

Pra, ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë!

Kreu i Partisë Demokratike i garantoi banorët e Astirit se opozita do të jetë në krah të tyre.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!