MENU
klinika

Debati për ditën e çlirimit

Berisha: 29-nëntori, datë e falsifikuar nga Enver Hoxha

29.11.2018 - 15:56

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk luan nga istikami për sa i përket debatit për 28 dhe 29 nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë.
Duke ripublikuar një deklaratë të tijën mbi këtë çështje, Berisha thotë se 29 nëntori është një datë e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit.

Rëndësia e këtij debati qëndron në faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë date, për ta njehsuar këtë feste jo me ditën e çlirimit por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943.

STATUSI I BERISHËS:

sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al
sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al

“28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një̈ pushtim i vjetër në një̈ pushtim të ri!
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipërisë̈ dhe siç̧ dihet, edhe sot vazhdon debati mbi saktësinë̈ e datës së çlirimit, nëse kjo ka ndodhur me datë 28, për ç’ka ekzistojnë̈ të gjitha provat, apo me datë 29 nëntor, siç̧ pretendon e majta shqiptare, datën e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit madje edhe pasi festoi dy vitet e para këtë feste më datën 28 nëntor.
Rëndësia e këtij debati qëndron në faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë date, për ta njehsuar këtë feste jo me ditën e çlirimit por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Pra ai falsifikoi datën e çlirimit në mënyrë që, pas bashkimit si republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Shqipëria do të festonte edhe ajo më 29 nëntor së bashku me republikat e tjera, jo Jajcen por Çlirimin e saj.

Mirëpo mjerisht, ende sot e kësaj dite, jo pak shqiptarë dhe në tërësi e majta shqiptare, që edhe sot vazhdon të ketë si Mekë Beogradin, nuk janë̈ ndalur në një aspekt tjetër themelor të kësaj date, nuk janë ndalur në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetëm çlirimin nga një̈ pushtim i huaj por dhe zëvendësimin e atij pushtimi me një̈ pushtim të dyfishtë, një tjetër pushtim të huaj dhe një të brendshëm si kurrë ndonjëherë më parë. Kjo pasi në fronin e pushtetit në Tirane u ul një klikë shqiptaro-serbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve.

Sot, historianë dhe studiues vendas dhe të huaj, me botimet e tyre tejet serioze dhe të shumta të bazuara në mijëra dokumente të arkivave të vendit, të atyre të aleatëve dhe vendeve të tjera, kanë rishkruar historinë në dritën e të vërtetave historike të pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet të rëndësishme kanë shkrirë si rrezet e diellit brymën, malin e lartë të falsifikimeve të historiografisë hoxhiste. Prandaj sot, bazuar në të vërtetat historike shkencore është koha për reflektim të thellë nga çdo shqiptar kudo që jeton për historinë tonë në tërësi si dhe në rastin konkret edhe rreth kësaj date.

rama-berisha-vrasja ne bularat-konica.al
rama-berisha-vrasja ne bularat-konica.al

Studimet, botimet themelore të këtij çerek shekulli të bazuara në mijëra dokumente dhe raporte të kohës, kanë provuar në mënyrë shteruese se J. B. Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë, për interesa të serbomadhisë, themeluan, me dy qëllime kryesore me të dërguarit e tyre në nëntor të vitit 1941 në Tiranë, Partinë Komuniste të Shqipërisë. Qëllimi i parë dhe më kryesor ishte krijimi i kalit të Trojës, pra i një partie dhe lëvizje jugosllave në Tiranë të drejtuar, urdhëruar dhe përdorur prej tyre kundër çështjes shqiptare.

Qëllimi i dytë ishte që, në zbatim të porosive të Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo forcë dhe kjo lëvizje shqiptaro serbe të mobilizonte shqiptarët në luftë kundër pushtuesve. Në këtë kontekst komunistët serbo malazez shkruan programin e kësaj partie, pa iu referuar as dhe një herë të vetme Kosovës dhe çështjes shqiptare, vunë në krye të saj Miladin Popoviçin dhe emëruan rreth tij Enver Hoxhën dhe vasalët e tjerë. Pra përfaqësuesit serbomalazez të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) siç pohon dhe vet Tito, themeluan, udhëhoqën dhe urdhëruan Partinë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe njësite e saj partizane gjatë gjithë luftës si parti dhe lëvizje jugosllave.

PKJ me kalin e saj të Trojës PKSH arriti me sukses të bllokoje bashkimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe bashkimin e kombit shqiptar në tërësi në luftën kundër pushtuesve. Ata me ndihmën direkte të PKSH dhe Enver Hoxhës dhe shqiptarëve me origjinë nga Kosova si Fadil Hoxha etj, që u dërguan aty me mision, arritën të vendosin Kosovën nën varësinë e PKJ pavarësisht se Mbretëria e sllavëve të jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin. Tito dhe PKJ nëpërmjet lëvizjes së tyre jugosllave që themeluan në Tirane, realizuan sa më sipër duke përjashtuar tërësisht çështjen kombëtare nga programi i PKSH, dhe imponuar anulimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Mukjes, injorimin dhe asgjësimin e Marrëveshjes se Bujanit, duke urdhëruar dërgimin e brigadave dhe divizioneve partizane të Shqipërisë në Kosovë në pretekstin e çlirimit të saj nga gjermanët por në fakt si pararojë e pushtimit të saj nga divizionet serbo malazeze dhe vendosjes së saj në administrim ushtarak nga Tito.

Krahas këtyre, historianët dhe studiuesit kanë faktuar me dokumente të pakundërshtueshme se: udhëheqësit jugosllavë dhe vegla e tyre Enver Hoxha, pas shtatorit 1943 luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve e degraduan në një luftë kryesisht vëllavrasëse civile dhe se PKSH, siç pranon unanimisht vet Enver Hoxha dhe udhëheqja tjetër e kësaj partie në plenumin e dytë të Beratit, zbatoi gjatë luftës një vijë politike terroriste, pra veproi si një organizatë terroriste duke kryer në dhjetëra e qindra raste akte të mirëfillta terroriste.

sali berisha vrasja ne bllok-konica.al
sali berisha vrasja ne bllok-konica.al

Këto studime te bazuara ne dokumenta te panumerta kane provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasalet e tyre te tjere shqiptare ne krye te ushtrise partizane te Shqiperise, kryen gjate luftes kunder pushtuesve, genocid dhe krime te renda kunder njerezimit ndaj shqiptareve.

Kjo klike terroriste dhunoi ne qindra e qindra raste konventat nderkombetare te Gjeneves, Hages per mbrojtjen e popullates civile, roberve te luftes, te semurve dhe te plagosurve te luftes etj etj.

E verteta te detyron, prandaj sot eshte ne interes te çdo shqiptari, te raportit te tij me te verteten historike te kombit te shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944?
Ne perpjekjen per nje pergjigje objektive te kesaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë, është një medalje me dy faqe. Në njërën anë, është vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam mbasi gjermanet ne humbje e siper te luftes u terhoqen nga Shqiperia dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore si fitimtarë të renditur në anën e aleatëve. Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre, gjate luftes mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejte te historise. Nderimi per ata qe flijuan jeten per idealet e lirise do mbetet i perjetshem. Gjaku dhe sakrifica e tyre qendron ne themel te lirise tone kombetare. Sikunder i tille do mbetet nderimi edhe per te gjitha ata qe luftuan kunder pushtuesve per lirine kombetare dhe nuk u sollen gjate luftes si kaine ndaj vellezerve te tyre, nuk kryen akte terroriste, genocide dhe krime kunder njerezimit. Ndersa keta te fundit, per krimet e tyre kane perfunduar aty ku dhe e kane vendin si xhelat te popullit tyre, ne koshin e plehrave te historise.

Dua te shtoj ketu se keto te vërteta historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe fallsifikimet monstruoze te luftes nga historianët hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfyrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj etj. Keto te verteta per luften partizane nuk mund te mohohet as nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe udheheqja komuniste shqiptaro sllave kreu gjate luftes dhe per te cilat meriton çdo denim, madje nuk mund te mohohen as dhe nga karakteri vellavrases dhe civil qe dominoi kete lufte pasi Enver Hoxha dhe klika e tij, per qellime te pushtetit personal dhe i urdheruar nga padronet e tij serb, i dhane asaj pas shkelmimit nga ai te Marreveshjes historike te Mukjes ne shtator te vitit 1943.

Ne idene e saj lufta kunder pushtuesve ishte nje lufte e drejte.
Aleatet angloamerikane kishin njohur, vleresuar dhe mbeshtetur e financuar dhe furnizuar me arme uniforma, ushqime, specialiste ushtrine partizane. Qeverite e tyre kishin pershendetur qe ne fillim luften e shqiptareve kunder pushtuesve. Ne menyre te pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesite me te organizuara dhe me numerike ne teatrin e luftes ne Shqiperi dhe kjo jo per shkak te mbeshtetjes se tyre te gjere ne popull. Por para se gjithash, per shkak te dobesive te pamohueshme te nacionalisteve shqiptare. Eshte i drejte dhe plotesisht i justifikuar dhe mendoj une i detyrueshem denimi me ashpersi i te gjitha qendrimeve cnjerezore antikombetare i klikes serboshqiptare qe udhehoqi luften parizane. Por eshte tejet i gabuar mohimi i luftes, i gjakut te derdhur dhe sakrificave te medha qe partizanet bene per liri.

Nuk duhet te harrojme asnjehere se renditja ne anen e drejte te Luftes se Dyte Boterore pati nje rendesi te vecante per Shqiperine. Kjo jo vetem per dinjitetin kombetar te shqiptareve por edhe per faktin se megjthe mbeshtetjen qe aleatet i kishin dhene luftes se popullit shqiptar kunder pushtuesve, ata qe ne krye te heres kishin lene te hapur, dhe ketu me sa duket nen ndikimin e Greqise, ceshtjen e percaktimit te kufijve te Shqiperise. Sipas tyre kufijte e Shqiperise do te caktoheshin pas luftes ne konferencen e Paqes. Ketu qendron me shume se ne çdo drejtim tjeter dhe rendesia e pamohueshme e renditjes se Shqiperise ne anen e aleateve. Pasi renditja ne anen e kundert edhe mund te shoqerohej me ndeshkime te renda si pale e humbur.

Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes se dates se 28 nentorit 1944 pra dates se çlirimit eshte se kjo datë jo qe nuk do të shenonte çlirimin e vërtetë të shqiptareve dhe Shqipërisë, por vetem do të sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vet ezkistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktaturës 46 vjeçare më të egër, me moniste, si pushtimi i brendshem më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.

Keshtu qe kjo dite e nentorit te vitit 1944, ne vend qe te ishte dita e mrekullise kombetare eshte dita e vendosjes se nje pushtimi te zi per shqiptaret. Ketu me poshte do te ndalem shkurtimisht ne vendosjen e pushtimit serb, jugosllav pas 28 nentorit te vitit 1944 ne Shqiperi.
Ky zëvendësim i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shitën Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombetare, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste jugosllavo-shqiptare që u instalua në pushtet në Tiranë dhe po hynin në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist.

sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al
sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al

At Zef Pëllumbi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan ne kryevepren e tij “Rrno vetem me tregue” se: me daten 29 nentor Shkrodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në këmbanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partisan me flamurin jugosllav. Pra ne qytetin e perjtshem te shqiptareve valvitej flamuri i pushtuesve te rinj si deshmi tragjike e zevendesimit te pushtuesve flamuri i pushtuesit qe iku u zevendesua jo me flamurin kombetar por me flamurin e pushtuesit te ri. Keshtu, me 28 nentor te vitit 1994 shqiptaret festuan çlirimin, lirine, te mashtruar si kurre me pare ne historine e tyre, dhe duke mos e kuptuar shume prej tyre se pikerisht kete date ata hyne ne nje pushtim te ri.
Me sakte, ata brohoriten ate dite nje klike shqiptaro jugosllave me ne krye Enver Hoxhen qe u instalua ne pushtet me projektin makaber te asgjesimit te lirise se tyre kombetare, pavaresise se Shqiperise dhe aneksimin e saj si republike e 7-te ne federaten e sllaveve te jugut te dominuar nga serbet, armiqte shekullor te kombit shqiptar.

Pas kesaj dite pra 28 nentorit 1944, instalimit ne Tirane te klikes shqiptaro serbe te Enver Hoxhes, vendosjes se veriut te Shqiperise dhe me pas edhe Kosoves nga Tito ne pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë. Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrite e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por ne njefare menyre dhe ne veriun e Shqiperise dhe manu militari do te zhduknin çdo penges në rrugën e aneksimit të plotë të Kosoves si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe per asgjësimin e pavarësisë dhe bashkimiin e Shqipërisë me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj.

Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit te kalit te trojes ne Tirane, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre ne vartesi te PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të ketyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të merrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Federates se Jugosllavise. Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, i kishte porositur qe te “gllabronin Shqipërinë”. Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave, pasi nuk ftoi fare perfaqesuesit e Kosoves dhe ne kundershtim me ate qe kishte premtuar, Kosoven e la si krahine te Serbise. Ne kete konference Tito shpalli ne leter Republiken Federative te Jugosllaves dhe njësitë apo republiklat e saj. Ai ne kete dokument kishte lenë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë por duke vetkuptuar, para së gjithash, atë.

Keshtu qe pas dates 28 nentor 1944 jo rastesisht por ne funksion te zbatimt te projektit te aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos , në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij ne parti,qeveri , ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin mijra këshilltarët jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit. Jugosllavizimi me shpejtesi dhe ne çdo qelize i shtetit dhe shoqerise shqiptare ishte misioni i tyre me kryesor. Madje, autoritetet jugosllave, me lejen e Hoxhës do të instalonin në Shkodër, legalisht një seksion të shërbimit te tyre famezi OZNA, që vepronte e ushtronte terror njelloj si ne Kosove, i pavarur dhe me autoritet të plotë kunder qytetarëve shqiptarë në mbarë veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbente për në ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra shqiptarë, të cilët ky sherbim i konsideronte anti-jugosllavë. Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë, do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufeshem e firmosi vetë Marshalli Tito.

Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të të dy vendeve, firmosën një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave, dhe pas kësaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtatmadhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive.
Në sistemin arsimor të vendit, në të gjitha nivelet, serbishtja do të bëhej gjuha e detyruar. Të gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, buçisnin nga këngët dhe brohoritjet për Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do të mbushnin boshllëkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri. Enver Hoxha do të mbante fjalime ne Kuç e gjetiu kundër Fishtës, do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb në vitin 1913, që kishte kryer masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët, janë njerëz primitivë”.

Ekonomia shqiptare u vendos e tëra në duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra ndërmarrjeve jugosllave, që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vetëm në këto shkëmbime, midis të tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipëria sasinë kolosale dhjetra e dhjetra tonelata flori, dhe mallra te tjera të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtarëve, sipërmarrësve, qytetarëve shqiptarë dhe morën nga Jugosllavia si kundër vlerë punishte, vagona, hekurishte të pa vlerë. Për Enver Hoxhën dhe suiten e tij kriminale antishqiptare, zhdukja nga harta e Shqipërisë së pavarur, bashkimi i saj me Federatën e Jugosllavisë si Republikë e 7-të e e saj, ishte e ardhmja më e mirë, më e sigurt e kombit shqiptar.

Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë, asgjësimit të pavarësisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike, të dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozon “bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar të Përgjithshëm te PKSH Mareshallin Titon, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipërisë me Federatën Jugosllave. Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha, do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre te drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sygjeruar ….. një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë”, dhe se: “ky bashkim, s’ka asgjë formale por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format”, dhe vazhdon “por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sygjeruar nga shokët jugosllavë që përmenda më lartë”
Më poshtë Hoxha vazhdon “ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të mbërrimë në konkluzione”, dhe së fundi “ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona”.
Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos, dhënë agjensisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e shtatë të Jugosllavisë.

Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, që po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij, do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tashti Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë.

Keto te dhena deshmojne ne menyre te pakundershtueshme se ajo qe quhet date çlirimi dhe qe e majta shqiptare ne teresi, qe nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenet e sotem, e mbajne per arsye te mirefillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojne gjithnje me shume se çdo feste tjeter eshte njekohesisht per kombin shqiptar nje dite me hipoteke te zeze, madje me te zezen ne kalendarin e shtetit shqiptar. Kjo dite shenon largimin, terheqjen e gjermanit te fundit nga Shqiperia dhe vendosjen e pushtimit te fundit dhe te plote te shqiptareve nga serbet armiqte e tyre shekullor.

Shqiptaret dhe serbet ne shekuj ishin perballur me dhjetra e dhjetra here. Nga mesi i viteve 1800 e ketej serbet i kishin fituar ne teresi te gjitha luftrat kunder shqiptareve, kishin dale ne Durres dhe pushtuar shumicen e territoreve tona, kishin kryer genocide dhe masakrat me te tmerrshme ndaj nesh. Por ne te gjitha keto luftra serbet kishin patur ndihmen politike, ushtarake, financiare te perandorive me te medha te kohes perveç Austro Hungarise. Kurse fitoren e tyre me te madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 nentorit te vitit 1994 serbet e arriten jo me mbeshtetjen dhe nderhyrjen direkte ne anen e tyre te fuqive te medha por e realizuan nepermjet shqiptareve, levizjes jugosllave qe themeluan dhe udhehoqen ne Shqiperi dhe Kosove me Enver Hoxhen dhe veglat e tyre.

Tragjike eshte se sot pas 70 vitesh, e majta shqiptare ne Shqiperi me ne krye Edi Ramen megjithese ish pushtuesit e asaj kohe jane miqte dhe partneret tane strategjik, mban si kryefeste te saj diten e largimit te gjermanit te fundit nga Shqiperia dhe diten pare te pushtimit serb dhe kjo vetem si trashegimi te eterve barbare, mizore e tradhetar.

Tragjike se sot pas 7 dekadash, Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptarve se ai ka mik dhe eshte krenar me miqesine me presidentin serbomadh Aleksander Vuçiç qe vetem nje muaj me pare gjate vizites ne Veriun e Kosoves do te betohej se Serbia do te behet me e madhe, vetkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore te tjera te Kosoves.
Tragjike eshte se sot pas dy dekadave te çlirimit te Kosoves, argate te Beogradit ne Prishtine, njelloj si dikur Miladinet, Dushanet, Fadil Hoxhet kane marre ne duar dhe tundin ne Kosove dhe ne bote flamurin e zi te Serbise se Madhe.

Ne kete shkrim u ndala vetem ne njerin aspekt tragjik qe mbart ne vehte ajo qe festohet si dite çlirimi dhe jo ne aspektin e saj me katastrofal si dite e pare e vendosjes se diktatures me barabare te te gjitha kohrave ne Shqiperi, diktatures hoxhiste. sb
ps: Ky artikull ribotohet per shkak te aktualitetit.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!