MENU
klinika

E shtuna e fëmijëve

Doni t’i gëzoni fëmijët tuaj? Shkoni me ta në teatër!

23.11.2018 - 15:43

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çdo të shtunë ora 10:30 do të jepet shfaqja ‘Motër e Vëlla’. Është një shfaqje teatrale për fëmijë nga 3-7 vjeç.

Xhon dhe Xhoana, dy fëmijë të vegjël janë rrëmbyer nga Morgana, një magjistare e cila ka për qëllim të bëhet mbretëresha e Nolanit. Me shumë zgjuarsi arrin të arratisen nga strofulla e saj. Për t’í kapur përsëri fëmijët Morgana helmon çdo pik uji, dhe çdo frut në pyll. Xhon pa dëshirën e Xhoanes, ha mollën dhe kthehet në një kaproll.

Mbreti Noha i Nolanit bashkë me dy gjahtar përpiqen ta kapin kaprollin pa e ditur se ai është një fëmijë i vogël. Morgana mund të realizoj ëndrrën e saj të bëhet mbretëreshë duke gjetur bashkë me fëmijët edhe mbretin Noha dhe përpiqet ti marrë fronin. Mbreti arrin ta kap magjistaren, por djali i vogël do të mbetet përgjithmon një kaproll.

Si do të kthehet Xhon përseri në fëmijë? 

Këtë gjë mund ta zbuloni çdo të shtunë ora 10:30 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në shfaqjen ‘Motër e Vëlla’.

Prindër të dashur, këtë të shtunë, ju bashkë me fëmijët tuaj mund të zgjidhni se cilën shfaqje dëshironi të shihni, bazuar në moshën apo preferencat e fëmijës suaj. Përveç shfaqjes ‘Motër e Vëlla’ që do të dalë në skenë 30 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në orën 10:30, disa minuta më vonë, në orën 11:00 ka një tjetër shfaqje për fëmijë, në Teatrin Metropol.

Teatri Metropol ka përdorur fuqinë e kukullave për të sjellë një eksperiencë të paharrueshme edukative, ku fëmijët do mësojnë dhe do informohen mbi shqetësimet dhe dallimet sociale, duke u dhënë atyre aftësitë që ata kanë nevojë për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Njëlloj si ti” është premiera e re për fëmijë në Teatrin Metropol, e cila si vazhdë e platformës edukuese që ky teatër zhvillon tashmë prej tre vitesh, do të edukojë audiencën e vogël nëpërmjet argëtimit.

Trupa e kukullave shumë të dashura për fëmijë, e përbërë nga kukulla me dhe pa aftësi të kufizuara, u ofron fëmijëve mundësinë për të mësuar rreth aftësive të kufizuara specifike, se si duhet të sillet një shoqëri me fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe tema më të gjera rreth miqësisë, ndërtimit të komunitetit, rëndësinë e shprehjes së ndjenjave dhe pranimin e dallimeve.

Personazhet tona, Meli, Marku, Ronaldo, Amanda dhe Xheni e dinë që bota është më e bukur kur ka njerëz të ndryshëm. Edhe pse të ndryshëm nga jashtë, brenda jemi të gjithë njëlloj.

Për të sjellë në skenë shfaqjen “Njëlloj si ti”, aktorët e Teatrit Metropol janë trajnuar rreth pesë muaj për të mësuar dhe përdorur gjuhën e shenjave, për të cilën gjithashtu janë çertifikuar.

Shfaqja do të vihet në skenë çdo të shtunë dhe të diel, ora 11:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB