MENU
klinika

Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’

24.11.2018 - 11:41

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se e vetmja mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën është që të rrëzohet presidenti Aleksandar Vuçiç dhe ai të zëvendësohet me ndonjë president të dëgjueshëm.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ata të bashkësisë ndërkombëtare që e lejojnë të vendosë taksat dhe të shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-së e dinë këtë. Prandaj, aplikimi i taksës dhe demonstrimi i forcës ndaj serbëve në Mitrovicë është pjesë e një aksioni të njëjtë, i cili ka për qëllim rrëzimin e Vuçiçit në radhë të parë, si një parakusht i domosdoshëm për njohjen e Kosovës unike në tërësinë e saj të plotë territoriale”, tha Vulin, përmes një komunikate për shtyp.

Siç raportojnë mediat serbe, Vulin potencoi se derisa Vuçiç e udhëheq Serbinë, ideja për një Kosovë të pavarur do të pësojë humbje dhe këtë nuk do t’ia falin fuqitë e mëdha.

Reagimi i ministrit serb vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cila ka thënë se taksa doganore prej 100 për qind për mallrat nga Serbia nuk do të shfuqizohet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat