MENU
klinika

Deklarata

Gruevski arratiset nga Shqipëria/ Policia e Shtetit konfirmon

15.11.2018 - 18:42

Ish-kryeministri, Nikola Gruevski është arratisur nga Maqedonia, duke përdorur kufirin shqiptar nga Hani i Hotit.

Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Policia e Shtetit shqiptar, e cila ka konfirmuar se Gruevski ka qenë me makinën diplomatike të ambasadës hungareze dhe ka kaluar nga Hani i Hotit dy ditë para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Policia, nga ana tjetër, nuk e bën të qartë në deklaratën e saj se nga ka hyrë në Shqipëri ish-kryeministri i Maqedonisë.

Gruevski u bë i gjallë nga Budapesti dhe deklaroi se ka kërkuar azil politik.

Nga ana tjetër Hungaria ka thënë se nuk e ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë. Po sot DASH ka kërkuar që ai të vuajë dënimin në Maqedoni.

gruevski-konica.al
gruevski-konica.al

 

DEKLARATA E POLICISË:

“Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:

Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!