MENU
klinika

Arratisja e Gruevskit

Gruevskit edhe pak nuk do t’i merret mandati

14.11.2018 - 13:05

Në koordinim e deputetëve me kreun e Kuvendit, Talat Xheferi, është biseduar për mandatin e deputetit Nikolla Gruevski.

Burime brenda kabinetit të Xhaferit mësohet se mandati nuk do t’i merret Gruevskit pa u arritur kushti i paraparë me rregullore, mungesë e paarsyeshme për gjashtë muaj në Kuvend.

Burimet shtojnë se për çdo ditë që mungon pa arsye, rroga e Gruevskit do të zvogëlohet për 5 për qind dhe për tre mungesa pa arsye për një muaj rroga e tij do të jetë për 15 për qind më e vogël se e deputetëve të tjerë.

Këto informacione pritet t’i konfirmojë edhe zyrtarisht kabineti i Xhaferit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase