MENU
klinika

Propaganda serbe ndaj Kosovës

Hoxhaj: ‘Lista e zezë’, propagandë e stilit sovjetik kundër Kosovës

25.11.2018 - 11:43

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka demantuar lajmin e publikuar në mediat serbe, ku është publikuar një listë me emrat e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj, e ka quajtur propagandë serbe të stilit sovjetik në raport me Kosovën “listën e zezë” me emrat e zyrtarëve të lartë serbë, të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.

Një listë e tillë nuk eksiton dhe absolutisht nuk është e vërtetë! është propagandë serbe e stilit sovjetik në raport me Kosovën. Është një propagandë si reagim, pas vendim tonë shumë legjitim për vendosjen e taksës 100 për qind mbi importet serbe!”, ka thënë Hoxhaj.

Gazeta serbe Novosti, ka shkruar se edhe para aplikimit të taksës doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat