MENU
klinika

Xhakomo Puçini

Kompozitori i fundit i operës italiane

29.11.2018 - 20:53

Xhakomo Puçini(Giacomo Puccini) lindi më 22 dhjetor 1858 dhe vdiq më 29 nëntor 1924, njihet si një nga kompozitorët operistikë më të mëdhenj të fundshekullit XIX.

Shquhet veçanërisht në zhanrin e operës dhe i përket rrymës së verizmit, pavarësisht se e kapërcen së tepërmi duke kombinuar romantizmin e të shprehurit me modernitetin e gjuhës muzikale.

Puçini ndoqi studimet muzikore në vijueshmërinë e traditës familjare. U bë organist dhe zbuloi artin e operës, duke asistuar në një performancë të operës Aida të Verdit falë njërit prej profesorëve të tij.

Puçini shkroi 14 opera dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarë botëror, veçanërisht aria Nessun dorma,

Nga viti 1880 deri 1883, vijon studimet në konservatorin e Milanos pranë Ponchielli dhe Bazzini. Në vitin 1882, Puçini njihet me Le Villi me rastin e një konkursi veprash, që nuk fiton por i vlen pasi merr një porosi nga botuesi Ricordi (vepra e tij Edgar).

Opera e tretë e Puçinit “Manon Lesko” është një sukses i vërtetë dhe shënon fillimin e një bashkëpunimi me libretistët Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa.

Në vitin 1896 kompozon La Bohème, opera e cila nuk do gjejë mbështetjen e menjëhershme të publikut, por do të bëhet popullore disa vite më vonë. Toska përbën një ndryshim total: në linjën e verizmit, ai vendos përkushtimin nacionalist në zemër të intrigës dhe ndjenjën e kalon në plan të dytë.

Vepra do të zgjojë entuziazmin e publikut vetëm me ekzekutimin e saj nga Toscanini. Po ashtu, edhe opera Madame Butterfly u prit me indiferencë, me gjithë kualitetin e lartë të orkestrës në 1910, krijimi i La fanciulla del West shkakton një kundërveprim më të favorshëm, por që nuk do zgjasë shumë.

Nuk gjen interesin e duhur në publik, por gjithsesi e bën të njohur në mbarë botën. Në vitin 1900 ai shkroi operën “Tosca” influencuar nga rryma italiane e verizmit. Shumë ndryshe nga operat e mëparshme të Puçinit, “Tosca” është një dështim i plotë përvëlues para se të shndërrohet në sukses i vërtetë kur u interpretua nga Toscanini.

Më pas, do të kompozojë veprën e tij të radhës “Madame Butterfly” (përshtatur nga një novelë e Belasco) në vitin 1904 që u prit në mënyrë jo shumë të favorshme, por që gjithsesi do të shndërrohej në një nga sukseset e tij më të shkëlqyera. Më pas kompozoi “La fanciulla del West”, ekzekutimet e para të së cilës do të jenë një sukses që nuk do të vijojë më tutje. Pasi kompozoi “Il trittico” në vitin 1918, ai filloi “Turandot” në vitin 1924, operë e cila do të mbesë e papërfunduar, pasi Giacomo Puccini do të vdesë të njëjtin vit në Bruksel për shkak të një shqetësimi kardiak.

Pasi kompozoi Il trittico, Puçini lë veprën e tij të fundit të papërfunduar, Turandot, me të njëjtin titull si veprat e tjera të pjekurisë, megjithëse në ditët tona konsiderohet si një pjesë mjeshtërore e repertorit lirik.

Puçini në gjashtë data

1876: Puçini asiston në ekzekutimin e Aida (Verdi)  në Piza, çka e bën t’i kushtohet kompozimit të teatrit lirik.

1880: Messa a quattro voci, kompozuar nga Puçini për provimin përfundimtar në Institutin Muzikor Pacini.

1880: hyrja në Konservatorin e Milanos.

1883: Caprice symphonique, kompozuar me rastin e diplomimit në Milano.

1883: pjesëmarrja në konkursin e veprave organizuar nga shtëpia Sonzogno, me Le villi (operë me një akt, e para e Puçinit, krijuar në 1884).

1889: krijimi i Edgar, porosi e botuesit Ricordi lëshuar nga Le Villi.

Puçini në gjashtë vepra

1893: Manon Lescaut, dramë lirike me katër tablo në një libret të Giuseppe Giacosa, Luigi Illica e Marco Praga, bazuar tek romani i Abé Prevost; shfaqur në Torino.

1899: La Bohème, opera në katër kuadro në një libret të Giacosa dhe Illica; shfaqur në Torino.

1900: Tosca, opera me tre akte në një libret të Giacosa dhe Illica, sipas romanit të Henri Murger; shfaqur në Romë.

Madame Butterfly, opera me tre akte në një libret të Giacosa dhe Illica; luajtur në Skala  të Milanos.

1910: La Fanciulla del West, opera me tre akte në një libret të Carlo Zangarini dhe Guelfo Civinini, sipas dramës së David Belasco, krijuar në Operën Metropolitane Nju Jork.

1926 (postum): Turandot, operë e papërfunduar me tre akte dhe 5 tablo në një libret të Giuseppe Adami dhe Renato Simoni (sipas Carlo Gozzi), kompletuar nga Franco Alfrano; shfaqur në Skala të Milanos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!