MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Kosova nuk do të anëtarësohet në INTERPOL’

05.11.2018 - 17:06

Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

Siç shkruan media serbe Tanjug, mesazhi i Daçiçit për institucionet në Kosovë është që më mirë të mos aplikojnë për anëtarësim në INTERPOL, sepse sipas tij, do të përjetonin një zhgënjim të thellë.

Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi ka postuar në Tëitter flamurin e Kosovës, i cili është vendosur në Katredralen mesjetare Notre Damme de Paris për të shënuar festimet e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Flamuri i Kosovës valon për herë të parë në Notre Damme de Paris – në kuadër të komemoracionit të përvjetorit të njëqindtë të përfundimit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi.

Maqedoni

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se skemat e Gruevskit me Subrata Roy lidhje për krime dhe torture.

Nga LSDM thonë se Gruevski dhe bashkëpunëtori i tij Subrata Roy, së bashku me ministrat e atëhershëm të qeverisë kanë mashtruar qytetarët se do të investojnë 211 milionë euro dhe do të punësojnë 2 mijë persona.

Kosovë

Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Evropian pas paralajmërimeve që vendimi për liberalizimin e vizave mund të mos merret këtë vit.

Derisa kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se do të ishte racizëm ndaj kosovarëve nëse nuk hiqen vizat sivjet, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dje ka thënë se nëse kjo nuk ndodh atëherë Kosova nuk ka arsye t’i besojë BE-së.

Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë veprimet diplomatike, të cilat sipas tij me sukses po arrijnë të ndikojnë në shtetet që e kanë njohur Kosovën, që të rishqyrtojë atë pozicion dhe të anulojë këto veprime, sepse kjo dëmton dialogun me Prishtinën.

“Shqiptarët u ankuan te perëndimorët për mua dhe kërkojnë nga Perëndimi për të ndaluar me këto veprime, sepse kjo po irriton shqiptarët dhe dialogun, ndërsa lobimi i tyre për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare janë në rregull”, ka thënë Daçiç për Novosti.

Maqedoni

Për formimin e Komisionit për Falje, për të cilin iniciativë dorëzoi grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, do të diskutohet në takimin e ardhshëm koordinues që pritet të mbahet të hënën e ardhshme.

Kështu janë marrë vesh në takimin e sotëm të rregullt kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nënkryetarët e Kuvendit si dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat